Doli sot para gjykatës autori i masakrës së 10 gushtit në fshatin Selenicë të Vlorës dhe avokati i tij është caktuar Gentjan Leka.

Seanca për masën e sigurisë ndaj Ridvan Zykajt jepet në gjykatën e Vlorës.


Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza: ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal të Shqipërisë. Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, raportojnë mediat në Shqipëri.

Vrasja thuhet të ketë ndodhur për shkak të disa akuzave që familjarët ia kishin bërë për vjedhjen e disa pulave. /Telegrafi/