LAJMI I FUNDIT:

Automjetet Model Y dhe Model 3 të Tesla-s më të shiturat në Kaliforni në vitin 2022

Automjetet Model Y dhe Model 3 të Tesla-s më të shiturat në Kaliforni në vitin 2022

Automjetet elektrike Model Y dhe Model 3 të Tesla Inc ishin më të shiturat në Kaliforni vitin e kaluar, duke tejkaluar modelet RAV4 dhe Camry të Toyota Motor Corp, sipas një raporti të trupit të industrisë.

Është hera e parë që një model Tesla kryeson listën e shitjeve vjetore në Kaliforni, një treg i madh automjetesh ku një në pesë makina është elektrike, transmeton Telegrafi.

Tesla me bazë në Austin, Teksas, shiti 87,257 automjete sportive elektrike Model Y dhe 78,934 sedanë elektrikë Model 3 vitin e kaluar, derisa Toyota shiti 59,794 njësi të SUV-ve të saj RAV4 dhe 55,967 të sedanëve të saj Camry, tha në raportin e saj Shoqata e Tregtarëve të Makinave të Re në Kaliforni.


Në vitin 2021, Camry ishte më i shitur në Kaliforni, i ndjekur nga Model Y, pastaj Civic i Honda-s, RAV4 dhe Model 3.

Toyota ruajti vendin e parë në shtet për markat e automjeteve, me një pjesë tregu prej 17.3 për qind në vitin 2022, e ndjekur nga Tesla me 11.2 për qind.

Raporti vuri në dukje se oreksi për automjetet e Tesla-s është shumë më i madh në Kaliforni se sa mesatarja mbarëkombëtare, e cila përbën vetëm 3.5 për qind të pjesës së tregut të markës. /Telegrafi/