Kompania holandeze Autoforma ka prezantuar një version mahnitës të Volvo P1800ES Shooting Brake nga fillimi i viteve 1970.

Kompania po e ofron veturën në tre versione, duke filluar me Forward Fashionista - varianti më ekstrem.


Nën kapakun e motorit ndodhet një motor me pesë cilindra T5 me turbo të Volvos.

Autoforma gjithashtu përmirëson frenat.

Dritat LED janë standarde përpara dhe prapa në Volvo. Gjithashtu ka edhe ulëse të ridizajnuara.

Dy modelet e tjera të P1800 quhen Heritage Heaven dhe Modern Marvel.

Heritage "nderon gjuhën origjinale të dizajnit”.

Ndërsa Modern Marvel zgjeron fushën e modernizimit, duke ofruar mundësi moderne ndriçimi, dhe një gamë më të gjerë ngjyrash dhe materialesh.

Autoforma planifikon të ndërtojë pesë modele në vit me një çmim prej rreth 300,000 eurosh. /Telegrafi/