Autobusi digjet gjatë lëvizjes në vendin e quajtur "Qafa e Duhlës" - nuk ka të lënduar

Një autobus është përfshirë nga flakët sot pasdite rreth orës 16:16 në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhlës’.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai bëri të ditur se autobusi ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka shtuar se sipas të dhënave fillestare si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka.
“Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet”, ka thënë Bytyqi. /Telegrafi/


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































