LAJMI I FUNDIT:

Austriakët kërkojnë kushte sa më të mira për investitorët, përmendin edhe borxhin nga Gjykata e Arbitrazhit

Austriakët kërkojnë kushte sa më të mira për investitorët, përmendin edhe borxhin nga Gjykata e Arbitrazhit

Austriakët kërkojnë kushte sa më të mira për investitorët austriak, përmendin edhe borxhin nga Gjykata e Arbitrazhit.

Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi, në kuadër të vizitës së tij në Vjenë të Austrisë, u takua me Sekretarin Gjeneral të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Linhart si dhe me ambasadorin Johannes Brieger, përgjegjës për marrëdhënie të jashtme ekonomikë, po ashtu nga Ministria e Jashtme e Austrisë.

Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet ekonomike të të dyja vendeve. Austria është ndër investitorët kryesor në Kosovë dhe sipas sekretarit Michael Linhart, Kosova duhet të vazhdoj me reforma ekonomike që të jetë me atraktive për investime.


Po ashtu, Kosova duhet të respektoj dhe të krijoj kushtet, që investitorët aktual të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.

Austria shpreson që Kosova t’i mbaj obligimet e saja shtetërore, në veçanti pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në favor të Kompanisë Austriake, OSD (kompania e cila kishte qenë pjesë e tenderit për prodhimin e pasaportave kosovare).

Në takim u tha se Austria në veçanti, mbështet projektet aktuale austriake prezentë në Kosovë, ato për prodhimin e energjisë se ripërtrishme si dhe ato për menaxhimin e mbeturinave.

Zëvendës kryeministri Gashi, ka siguruar palën austriake, se ekziston përkushtim i veçante i Qeverisë Haradinaj, për hapjen e mëtutjeshme të Kosovës për investimeve të huaja, e në veçanti thellimin e bashkëpunimit të mirë në mes të dy vendeve, në këtë lëmi.

Në kudër të vizitës së tij në Austri, Gashi, pritet të ketë takime me Odat Ekonomike të Industrisë ne Austri dhe shumë prodhues atje, me qëllim të tërheqjes së investitorëve në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori