Tenistit Novak Djokovic i është ndaluar hyrja në Australi për shkak të një problemi me vizën e tij.
Tenisti serb arriti në Melburn të mërkurën, kur autoritetet vërejtën një gabim në aplikimin e tij për vizë.
Djokovic ishte paraparë të luante në Grand Slamin e parë për këtë vit në Australian Open, pasi u përjashtua nga rregulli për vaksinim kundër koronavirusit.
Atij i është thënë se do të dëbohet nga shteti, por avokatët e tij thanë se do ta apelojnë vendimin, raportuan mediat në Australi.
Tenisti është marrë në pyetje për orë të tëra në një dhomë në aeroportin e Melburnit, derisa autoritetet kanë hetuar vizën e tij dhe përjashtimin mjekësor.
Ekipi i tij nuk kishte bërë kërkesë për një vizë që lejonte përjashtim mjekësor për një person të pavaksinuar kundër COVID-19. Ende është e paqartë nëse ai do të qëndrojë në Australi derisa avokatët e tij të mundohen ta hedhin poshtë vendimin.
Djokovic nuk ka treguar nëse është i vaksinuar ose jo, por vitin e kaluar ai tha se e “kundërshtoj vaksinimin.
Në deklaratë, Forca Kufitare australiane tha se Djokovic “ka dështuar që të ofrojë dëshmi të duhura për të vërtetuar se ai i plotësonte kushtet për të hyrë në Australi dhe se viza e tij më pas është anuluar”.
“Qytetarët që nuk janë shtetas australian, që nuk kanë vizë të vlefshme për të hyrë ose që vizat e tyre janë anuluar do të ndalohen dhe largohen nga Australia”, u tha në deklaratë.
Trajtimi ndaj tij ka nxitur zemërim në Serbi. Babai i Djokovicit tha se djali i tij po mbahej në një dhomë që po ruhej nga policët.
“Kjo nuk është luftë vetëm për Novakun, por është luftë për të gjithë botën”, tha ai përmes një deklarate për media.
Presidenti serb, Aleksandar Vucic tha se tenisti ishte viktimë e “ngacmimit” dhe se “e gjithë Serbia” e mbështetë atë.
Më herët, kryeministri australian, Scott Morrison tha se Djokovic do t’i ndalohet hyrja nëse ai nuk ofron dëshmi se nuk mund të vaksinohet kundër COVID-19 për shkaqe shëndetësore.
Australia po regjistron dhjetëra mijëra raste me COVID-19 dhe është një prej shteteve që ka vendosur disa prej masave më të ashpra kundër pandemisë. Mbi 90 për qind e popullsisë mbi 16 vjeç janë të vaksinuar plotësisht, por disa persona nuk mund të udhëtojnë brenda vendit për shkak të masave që aktualisht janë në fuqi.
Turneu Australian Open nis më 17 janar në Melburn./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Vendimtar me penalltinë e pritur në fund të ndeshjes, Haxhihamza më i miri i xhiros së 23-të në Superligë

Gjyqtarët e xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë, Bardh Ajeti do të ndajë drejtësinë në derbi

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa