Policia australiane ka arrestuar dy persona pas raportimeve për të shtëna me armë dhe të plagosur në plazhin Bondi në Sidnei.

Pamjet që tregojnë të shtënat po përhapen në rrjetet sociale.


Një video tregon sulmuesin duke qëlluar me pushkë.

Pastaj një burrë, kalimtar i rastit, i afrohet i hidhet mbi shpinë dhe i merr pushkën.

Ai ia drejton pushkën sulmuesit, i cili ra përtokë.



Megjithatë, e la të largohej dhe e vendosi pushkën pranë pemës.

Policia e Uellsit të Ri Jugor ka konfirmuar të paktën 9 vdekje deri më tani. /Telegrafi/