Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur disa shkelje në pasqyrat financiare të Ministrisë së Mbrojtës gjatë vitit 2019.
Sejdi Hoxha, deputet i autorizuar për raportin e auditimit në komisionin për mbikëqyrjen e financave, tha se në menaxhimin financiarë dhe kontrollit, auditori ka theksuar kategoritë ekonomike, auditimi i brendshëm dhe menaxhimi i pasurisë, pagat dhe mëditjet.
“Kanë qenë 3 raste deri 30 ditë nuk janë paraqitur në punë, përzgjedhja mos-ofrimi i dokumentacioneve për atasheut ushtarak, ka kërkuar një procedurë në rekrutimin dhe nga tri raste nuk u është ofruar dokumentacioni. Mallra dhe shërbime mosaplikimi i procedurave të përshpejtuara për kryerjen e shërbimeve, ku ministria i ka bërë pa hapur konkurs publik. Skadimi i kontratës për shkollim të kadetëve, si pasojë, ministria ka vazhduar me porosi të shërbimeve me të njëjtin operatorë”, tha ai.
Sipas këtij raporti, mungesa e vlerësimit për mirëmbajtje të objekteve të FSK-së, janë shpenzuar 597 milionë dhe ministria nuk ka bërë një vlerësim normal për nevoja të objekteve.
“Mungesa e komisioneve për pranimin e furnizimeve, tri raste ku pranimi vjen nga menaxheri apo nënmenagjeri i pranimit të kontratës. Ndërsa, Aeroporti i Gjakovës, është transferuar në regjistrin e pasurive pa dokumentacion. Gjetja tjetër është mosprotokolimi i faturave. Kemi një rast që me kontratë mbi vepër është angazhuar një auditorë i brendshëm”, ka shtuar ai.
Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni para anëtarëve të komisionit, tha se ky raport i auditimit dhe të gjeturat e saj nuk janë gjatë mandatit të tij, meqë sipas tij, ky raport është i vitit 2019. Megjithatë theksoi se këto duhet të merren seriozisht.
“Të gjeturat kur bëhen krahasimi me vitin 2019 dhe 2020 do të jenë të vogla. Do të impresionoheni, unë do të marrë përgjegjësinë, ne i marrim me seriozitetin më të madh, por jo me shqetësim se është diçka e pamundur. Jam i bindur se në vitin 2021 kur do të bëhet, këto nuk do të përsëriten”, u shpreh ai.
Ndërkohë, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama tha se këto gjetje nuk kanë të bëjnë me keqmenaxhim apo keqpërdorim të parasë publike.
“Gjatë këtij rrugëtimi i kemi 2700 lëvizje që kanë mundur të afektojnë në gabimet e mundshme. Kjo është një mësim i mësuar. Shtha e atashieve është teknike, të zyrtarëve që kanë dal në pension. Ne funksionojmë në bazën e hierarkisë, por nuk kam të drejtë të mbaj gjithë personalin pa kufi në një pozicion, maksimumi i mbajtjes në një rang është tri vjet”, tha Rama.
Nga zyra kombëtare e auditimit, Zukë Zuka tha se këto gjetura do t’i ndihmojnë procesit të brendshëm financiar të Ministrisë së Mbrojtës.
“Nga gjashtë rekomandimet e dhënë tri janë zbatuar, dhe presim që ato të zbatohen gradualisht”, tha ai.
Anëtarja e komisionit, Besa Gaxherri tha se nuk është e kënaqur me të gjeturat e auditorit.
“Nuk kam qef as nuk duhet me figuru gjëra të tilla në auditor. Për me rujt respektin për këtë trup të vendit nuk duhet të gjenden këso shkelje”, u shpreh Gaxherri.
Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se këto gjetura nuk mund të ndryshohen, dhe se të gjeturat që kanë të bëjnë me miliona, sipas tij janë shqetësuese. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert