Audi prezanton dy modele elektrike në tregun kinez

Audi zyrtarisht njofton ofensivën elektrike në Kinë, prezanton SUV‑in elektrik dhe A6L e‑tron.
Audi ka zbuluar një strategji të madhe për Kinën, duke prezantuar dy modele elektrike të dizajnuara posaçërisht për tregun kinez: një SUV elektrik dhe sedanin A6L e‑tron.
Sipas Audi, të dy modelet do të prodhohen në bashkëpunim me partnerin lokal FAW, në fabrikën e re në Changchun.
Kjo ofensivë përforcon përkushtimin e Audi-t ndaj mobilitetit elektrik në Kinë dhe shënon një hap kyç në strategjinë “In China, for China” të brandit.
Modelet e reja bazohen në arkitekturën PPE (Premium Platform Electric), e cila ofron performancë të lartë, efikasitet, dhe sisteme moderne të infotainmentit, të optimizuara për konsumatorët kinezë.
Audi paralajmëron që kjo është “iniciativa më e madhe e modeleve” në histori për Kinën, me portofol që kombinon makina krejtësisht elektrike me modele eficente me motor konvencional. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
















































