Audi ndjek hapat e Mercedes-Benzit: Makina me hapësirën për mallra (Foto)

Andrew Doyle - drejtor në selinë e Audit në Australi - ka lënë të kuptohet se mund të prodhohet një makinë që ka hapësirë për transportin e mallrave.
Kompania që është rivale kryesore e Mercedes-Benzit, synon prodhimin e një veture të tillë, pasi ka treg dhe interesi për to, transmeton Telegrafi.
Deri tash dihet se Mercedesi është në punim e sipër të një veture të tillë, e madje edhe se e ka testuar në rrugë.
Sidoqoftë, nuk ka ndonjë lajm konkret nëse edhe Audi është duke punuar në këtë drejtim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































