Aubrey Plaza po shet shtëpinë e saj në Los Angeles për 6.5 milionë dollarë, 8 muaj pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Jeff Baena.

Shtëpia në stil spanjoll, e cila ka katër dhoma gjumi dhe 5 banjo, është nxjerrë në shitje pa shumë zhurmë javën e kaluar.


Sipas njoftimit, shtëpia është “restauruar me kujdes dhe përditësuar me shumë shije.”

Foto: Aubrey Plaza dhe bashkëshorti i saj / GettyImages

Rezidenca përfshin një sallë shfaqjesh (screening room), një bodrum vere, pishinë dhe një sauna të madhe me avull.

Përshkrimi i listimit vazhdon:

“Ky nuk është thjesht një banim… është një strehë private, e rikthyer në jetë me kujdes, stil dhe karakter të qëndrueshëm. Një mundësi e rrallë për ata që kërkojnë hapësirë, privatësi dhe sharmin autentik spanjoll.”

Foto: Shtëpia e Aubrey Plaza / BackGrid

Plaza, 41 vjeçe, dhe Baena e blenë fillimisht shtëpinë në Los Feliz për 4.7 milionë dollarë në tetor 2022.

Sipas Realtor.com, i cili raportoi i pari lajmin për shitjen, çifti e kishte blerë shtëpinë përmes një trusti të menaxhuar nga një firmë kontabiliteti që ndodhet në të njëjtën zyrë me kompaninë e prodhimit të Plaza-s, Evil Hag Productions.