Ceremonia e ndarjes së çmimeve "Princesha e Gironës" u mbajt në Barcelonë

Princesha Spanjolle Leonor, vajza e Mbretëreshës Letizia dhe e Mbretit Felipe VI, mban titullin e presidentit të nderit të organizatës dhe këtë vit ajo personalisht ndau çmimet, transmeton Telegrafi.


Princesha Leonor është trashëgimtare e kurorës dhe Mbretëreshë e ardhshme e Spanjës, prandaj ajo po merr pjesë gjithnjë e më shumë në detyrat zyrtare të prindërve të saj, së bashku me motrën e saj Sofia.

252985 profimedia0619183601 ff

Në prag të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, çifti mbretëror dhe princeshat gjithashtu u takuan me ish-fituesit e çmimeve, dhe pas kësaj ata u drejtuan për në ceremoni.

Ashtu si Mbretëresha Letizia, princeshat kanë veshur kombinime të ndryshme veshjesh për këto dy raste dhe përdoruesit e mediave sociale komentuan pozitivisht për stilin e tyre.

4252983 profimedia0619129907 ff

A ju pëlqejnë edhe juve këto kombinime të modës nga oborri mbretëror spanjoll?

/Telegrafi/