Atletico qëndron në ritëm

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Diego Costa nga pika e bardhë (38’).
Në gjysmën e dytë, në listën e golashënuesve u regjistrua David Villa që shënoi po ashtu nga penaltia (78’).
Kur po afrohej fundi i takimit, mysafirët mbetën me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të Filipe Luis me kartonin e dytë të verdhë (89’),
Në minutat e mbetura vendasit shënuan një gol. Realizues ishte Odion Ighalo (90’).
Atletico Madridi numëron 30 pikë pas 11-të xhirosh, një më pak se Barcelona që është në krye. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































