Drejtori i Interit, Beppe Marotta, në ditët e fundit ka deklaruar se janë shuam afër që të arrijnë marrëveshje për Diego Godinin.

Një goditje për Interin, pasi ai do të vijë me parametër zero.


Gazeta spanjolle “AS” ka bërë një listë prej pesë mbrojtsëve që mund të zënë vendin e tij.

Shumica prej tyre luajnë në Serie A.

Kostas Manolas

Mbrojtësi i Romës është në sezonin e tij të pestë në këtë klub dhe kërkon aventurë të re.

Klauzola e tij vlerësohen 35 milionë euro. Për të ka interesim edhe nga Manchester United dhe Juventus.

Manolas DSC 4112 e1518123310689

Ruben Dias

Atletico e ka ndjekur nga afër portugezin. Ai konsiderohet si një diamant që ende nuk është zbuluar.

21-vjeçari është nën kontratë me Benfican dhe klauzolë largimi plot 60 milionë euro.

ruben dias

Nikola Milenkovic

Atletico e ka ndjekur mbrojtësin  e Fiorentinas që moti dhe ka e refuzuar një ofertë prej 35 milionë euro.

Ai konsiderohet si një lojtar me të ardhme për faktin se mund të luajë në pozicione të ndryshme.

Joachim Andersen

Shumë klube janë vënë pas danezit 1.90 metra i gjatë. Një ndër to edhe Atletico Madridi.

Për të ka interesim nga shumë klube të Evropës.

GettyImages 1024190658

Milan Skriniar

Emri i sllovakut të Interit lidhet më shumë klubë, ndër to edhe me Atletico Madridin.

24-vjeçari është rritur shumë duke u bërë një mbrojtës i fortë, i një niveli të lartë.

skriniar

Ai është lojtari më i vlefshëm te Interi, pas Mauro Icardit dhe vlera e tij llogaritet 60 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app