LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi i hap dyert Real Madridit për zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin “Wanda Metropolitano”

Atletico Madridi i hap dyert Real Madridit për zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin “Wanda Metropolitano”

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo i ka hapur derën Real Madridit që ndeshjet t’i zhvillojë në “Wanda Metropolano” nëse dëshirojnë.

Los Blancos kishin planifikuar që t’i luanin ndeshjet e tyre të mbetura në këtë sezon në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, pasi “Santiago Bernabeu” është duke u rinovuar.

Sidoqoftë, mundësia që tifozët të lejohen të marrin pjesë në ndeshje më herët sesa pritej, i bie që Real Madridit i duhet një stadium më i madh.


“A do ta lëshoni me qira Wanda Metropolitanon? Do të heq maskën time për t’ju përgjigjur”, filloi Cerezo fjalimin në një paraqitjen e tij në krah me kryetarin e Madridit, Jose Luis Martinez-Almeida.

“Le të mos ketë dyshim, ne jemi në dispozicion të Real Madridit”, ka thënë ai.

Edhe Martinez-Almeida shtoi se nëse kjo ndodh, atëherë nuk do të ishte hera  e parë.

“Nuk do të ishte hera e parë” shtoi ai Almeida, që njihet si tifoz i Atleticos.

“[Atletico luajti] ndeshjet e para të sezonit [1996/97] në Bernabeu sepse Calderon [Vicente] ishte në rindërtim”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori