LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid vazhdon të jetë në kërkim të një numri 9 – shumë afrime e largime, por ende pa sukses

Atletico Madrid vazhdon të jetë në kërkim të një numri 9 – shumë afrime e largime, por ende pa sukses

Nga fillimi i shekullit të 21-të, Atletico Madrid kanë qenë i njohur për sulmues, pasi në gjirin e saj ka pasur lojtarë të mëdhenj, por kjo ka përfunduar me largimin e Diego Costas te Chelsea në vitin 2014.

Ai shënoi atë sezon 36 herë në 52 ndeshje ku e fitoi edhe titullin e kampionit.

Antoine Griezmann ka qenë në gjendje që vazhdimisht të vendos topin në rrjetë, por francezi nuk është një numër 9 dhe zakonisht ka qenë i shoqëruar me një në sulm.


I pari që arriti ishte Mario Mandzukic, i cili erdhi në vitin 2014 për ta zëvendësuar Costan dhe që pritej të ishte një përshtatje e mirë për shkak të ngjashmërive të tij me spanjollin.

Ai e nisi mirë dhe shënoi 20 gola ​​në sezonin e tij të parë me Diego Simeone, por dallimet e tij me trajnerin bën që ai të largohet pas vetëm një sezoni.

Luciano Vietto dhe Jackson Martinez ishin të zgjedhurit e ardhshëm, por njëri nuk bëri pothuajse asgjë, e tjetri pas vetëm gjashtë muajsh iku në Kinë.

Të dy bashkë shënuan vetëm tre herë se sezoni 2015/16, me Vietto duke bëri 28 paraqitje dhe Martinez në 22.

Më pas erdhi Kevin Gameiro nga Sevilla në verën e vitit 2016.

Ai arriti të shënojë 27 herë gjatë dy sezoneve para se të bashkohet me Valencian.

Në fund u kthye Costa, por as ai nuk ka qenë në gjendje të përsërit numrat e Costas të vitit 2014.

Ai u kthye vitin e kaluar, por nuk kishte të drejtë të luante deri në janar, ndërsa tani do të jetë jashtë pasi e ka kryer një operacion  në këmbë.

Nikola Kalinic, një tjetër blerje mbeti një rezervë dhe tani do të duhet të përpiqet ta ndihmojë Griezmann sa i përket golave.

Deri më tani, ai ka vetëm një gol në 490 minuta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori