Atletët italianë fitojnë me ‘foto-finish’ garën e 4x100 në kategorinë e meshkujve

Sportistët italianë kanë fituar edhe një medalje të artë pasi kanë triumfuar në konkurrencën e meshkujve në garën e 4x100.
Viti 2021 si duket është i sportistëve italianë pasi ata po vazhdojnë të fitojnë edhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” pas triumfit në Euro 2020.
Pasi fituan garën e 100 metrave sprint me Lamont Marcell Jacobs, Italia la përsëri gjurmë në vrapim.
Ekipi italianë ka arritur të fitojë edhe garën e 4x100 në konkurrencën e meshkujve.
Katërshja Lorenzo Patta, Lamont Marcell Jacobs, Eseosa Desalu, Filippo Tortu janë kampionë, duke përfunduar garën për 37.50 sekonda.
Fitorja e Italisë erdhi për vetëm një të qindtë më shpejtë, pasi ekipi i Britanisë së Madhe përfundoi i dyti me 37.51 sekonda, ndërsa Kanada e treta me 37.70 sekonda.
Ndërsa, në kategorinë e femrave në garën e 4x100 ka fituar ekipi i Xhamajkës me kohë 41.02 sekonda, duke lënë ekipin e SHBA-ve mbrapa në vendin e dytë. /Telegrafi/





















































