LAJMI I FUNDIT:

ATK: Sistemi i ri i fiskalizimit pa kosto shtesë për bizneset

ATK: Sistemi i ri i fiskalizimit pa kosto shtesë për bizneset

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) i ka njoftuar bizneset se vizioni i ATK-së është zhvillimi dhe avancimi i çdo procesi që ka të bëjë me krijimin e lehtësirave për përmbushjen tatimore, krijimin e bazës ligjore të favorshme për të bërë biznes dhe në funksion te administrimit me te lehte të ligjeve tatimore, ofrimin e sigurisë për tatimpaguesin dhe ATK-në, sigurimin e transparencës, etj.

Njëri nga projektet për të cilin është krijua grupi është edhe procesi i ri i fiskalizimit, ku me zhvillimin e teknologjisë janë krijuar edhe mundësitë e zhvillimit dhe avancimit të këtij procesi.

“Sa i përket këtij procesi, jemi në fazën hartimit, plotësimit dhe ndryshimeve te bazës ligjore në të cilën do të përfshihen praktikat më të mira, më të lehta dhe më të suksesshme që janë dëshmuar. Këtu nuk bëhet fjalë për ngarkim të tatimpaguesit me kosto shtesë, por bëhet fjalë për zhvillim, avancim dhe modernizim të sistemit fiskal”, ka njoftuar ATK-ja.
Reforma në sistemin e fiskalizimit të bizneseve do të ndodh për të lehtësuar kushtet e të bërit biznes.


Pajisjet fiskale do të lidhen direkt (online) gjatë gjithë kohës me serverët në ATK. Kosto shtesë nuk do të ketë për bizneset, softueri do të ofrohet nga ATK. Shërbimet do të ofrohen nga operatoret e autorizuar, të cilët do të ofrojnë mbështetje, trajnime dhe këshilla për ATK-në, si dhe tatimpaguesit në vazhdimësi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Ekonomi
Kalo në kategori