Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, në një intervistë për KosovaPress, ka premtuar se do të demokratizojë komunën të cilën synon ta udhëheqë dhe sipas tij ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 23 prillit.
Ai konsideron se diskriminimi i hapur ndaj komuniteteve të caktuara është problemi më i madh që ka kjo komunë, me të cilin do të ballafaqohet menjëherë pas ardhjes në pushtet.
Atiq, duke folur edhe për kundër kandidatët nga subjektet e tjera politike që garojnë për udhëheqjen e kësaj komune, thotë se është kandidati më i aftë për t’u përballur me sfidat e kësaj komune, siç e quan ai, problematike.
‘Mendoj se jam kandidati më i aftë për t’i përballuar sfidat e kësaj komune problematike, dhe mendoj se programi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i imi si kandidat për kryetar komune ofron program më të gjerë dhe më të mirë për qytetarët e komunës Veriore të Mitrovicës… Problemet (me të cilat do të merrem menjëherë) janë në të gjitha sferat, për shkak se institucioni i Komunës së Mitrovicës Veriore ka pasur mosfunksionalitet goxha të thellë, kështu që kjo ka me qenë një sfidë e vështirë…
Menjëherë (do të ndërhyjë) të demokratizoj institucionin e komunës për shkak se ka pasur një diskriminim të hapur ndaj komuniteteve të caktuara, kështu që mendoj se kjo lyp një zgjidhje imediate menjëherë pas shpalljes së rezultatit, krijimit të organizmave qëllimi dhe hapi i parë që kam me ndërmarrë si kryetar i komunës’, ka thënë Atiq.
Sipas tij, ka kushte të plota për mbajtjen e zgjedhjeve më 23 prill dhe sa i përket situatës së sigurisë në veri ka ndryshime të mëdha që nuk ka pasur asnjëherë deri më tash, prej pas lufte.
Atiq nuk pret të ndodhë ndonjë incident në veri ditët në vijim dhe as ditën e zgjedhjeve, ndërsa thekson se institucionet e Republikës së Kosovës më në fund po e shtrijnë autoritetin e tyre edhe në këto katër komuna veriore të vendit.
‘Ka ndryshime të mëdha në terren në aspektin e sigurisë, pothuajse çdo dy-tre ditë ka intervenime, arrestime nga ana e policisë dhe është duke u luftuar krimi si asnjëherë më parë gjatë këtyre 23 viteve pas luftës… Po ndryshojnë rrethanat në terren, mirëpo ka një optimizëm se më në fund edhe institucionet e Republikës së Kosovës po shtrihen në këto katër komunat të veriut të Kosovës…
Jo aspak (nuk pres incidente). Me informatat që i kemi, të gjitha institucionet janë duke i kryer obligimet dhe punët e tyre në terren, deri tash përveç incidenteve me vetura, incidente tjera nuk ka pasur, dhe me gjasë edhe kjo natyrë e problemeve shumë shpejtë ka me u ndalë… Ka kushte (për mbajtjen e zgjedhjeve). KQZ-ja i ka bërë përgatitjet e duhura dhe përveç vendvotimeve statike kanë caktuar edhe vendvotime në kontejnerë që kanë me ua lehtësuar qasjen qytetarëve me pas më afër dhe më lehtë vendvotimin”, vijoi Atiq.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin ditën e zgjedhjeve në numër sa më të madh për të votuar, ndërsa ka garantuar se do të qëndrojë prapa të gjitha premtimeve të dhëna ndaj tyre.
“Mesazhi im për qytetarët është me dalë sa më shumë të votojnë, me përkrahë cilindo kandidat që ata mendojnë se meriton me udhëheqë komunën për këto dy vite e gjysmë. Me dalë sa më shumë pra, mos të hezitojnë, ndërsa unë si kandidat do të qëndroj prapa premtimeve dhe brengave të cilat i kanë ata’, u shpreh Atiq për KosovaPress.
Përpos kandidatit të LVV-së, për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore garojnë edhe Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 18,118 qytetarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë