LAJMI I FUNDIT:

Athina më në fund bëhet me një xhami

Athina më në fund bëhet me një xhami

Xhamia e parë në kryeqytetin grek, Athinë, është hapur pas 14 vjet grindjesh dhe vonesash burokratike, njoftoi media lokale.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, lutjet përuruese të xhamisë u mbajtën të hënën në mbrëmje nën masat e distancës fizike për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Greqi, si në pjesën më të madhe të Evropës.

Vetëm një numër i vogël njerëzish ishin në gjendje të merrnin pjesë.


Me hapjen, Athina “ndryshoi statusin e saj si kryeqyteti i vetëm i Bashkimit Evropian që ka mungesë të një xhamie”, njoftoi Anadolu Agency.

Imami i parë i xhamisë është Zaki Mohammed, 49 vjeç, një qytetar grek me origjinë marokene, tha e përditshmja greke Ekathimerini.

Hapja e xhamisë “dërgon një mesazh të qartë … të demokracisë, lirisë fetare dhe respektit”, u citua nga gazeta Kathimerini sekretari qeveritar për çështje fetare, Giorgos Kalantzis.

Ndryshe, kundërshtimi nga Kisha Ortodokse Greke kishte vonuar hapjen e xhamisë që nga viti 1979. U deshën vite edhe pasi qeveria dha dritën jeshile për hapjen e saj në vitin 2006.

Por vendimi i vitit 2006 për të ndërtuar një xhami me një buxhet prej 1.04 milion dollarë u bllokua nga pengesa burokratike, protesta nga grupe të ekstremit të djathtë dhe sfida ligjore.

Shumica dërrmuese e grekëve, 97 për qind, janë të krishterë ortodoksë. Sidoqoftë, ekziston një pakicë myslimane e përqendruar përgjatë kufirit tokësor me Turqinë dhe dhjetëra mijëra punëtorë dhe refugjatë myslimanë jetojnë në vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori