LAJMI I FUNDIT:

Atentati ndaj dy personave në Berat, arrestohet një tjetër bashkëpunëtor në krim

Atentati ndaj dy personave në Berat, arrestohet një tjetër bashkëpunëtor në krim

Një tjetër person ka rënë në pranga lidhur me ngjarjen e ndodhur në datën 2 janar në Berat, ku u qëllua me armë në drejtim të dy personave.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pas arrestimit të një 46-vjeçari ditën e djeshme që bashkëpunoi me një 32-vjeçar për lëvizjen e automjetit nga i cili qëlluan 2 vëllezërit, nga Berati dhe fshehjen e tij në Durrës, ditën e sotme është prangosur edhe vetë 32-vjeçari në fjalë.

Gjithashtu, u sekuestruan automjeti dhe arma e zjarrit që përdorën 2 vëllezërit e dyshuar për këtë ngjarje.


Ndërkohë Policia vijon punën për kapjen e 2 vëllezërve, të cilët qëlluan me armë zjarri drejt dy personave të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Berat-Vijojnë hetimet e thelluara rreth ngjarjes së datës 02.01.2025, në lagjen “Donika Kastrioti”. Si rezultat identifikohet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas që përkrahu autorët e krimit.

Ditën e djeshme, u arrestua një 46-vjeçar që bashkëpunoi me 32-vjeçarin, për lëvizjen e automjetit, nga Berati, dhe fshehjen e tij në Durrës. Gjithashtu, u sekuestruan automjeti dhe arma e zjarrit që përdorën 2 vëllezërit e dyshuar për këtë ngjarje.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e prokurorit, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Berat vunë në pranga shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Durrës. Ai dhe shtetasi E. D. (i ndaluar dje, në PKK Kakavije) dyshohet se kanë lëvizur nga Berati dhe kanë fshehur në Durrës, automjetin tip “Ford”, nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit F. M. dhe M. M., në drejtim të shtetasve A. M. dhe A. Dh.

Vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasve F. M. dhe M. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Në trend Lajme

Më shumë
“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” - Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë

“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” - Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë

Lajme
Rutte: I kërkova Vuçiqit llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Rutte: I kërkova Vuçiqit llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Siguri
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
Katër gëzhoja në vendin e vrasjes së rreshterit, kryeprokurori: Nuk ka të bëjë me grabitje - mund të ketë qenë e planifikuar

Katër gëzhoja në vendin e vrasjes së rreshterit, kryeprokurori: Nuk ka të bëjë me grabitje - mund të ketë qenë e planifikuar

Drejtësi
Avokati Misetiq kritikon procesin dyvjeçar të gjykimit: Provat janë tejet të dobëta, Thaçit iu mor shumë jetë

Avokati Misetiq kritikon procesin dyvjeçar të gjykimit: Provat janë tejet të dobëta, Thaçit iu mor shumë jetë

Drejtësi
Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Lajme
Kalo në kategori