Një operacion i madh policor ka nisur me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe raportohet se janë lëshuar 50 urdhër-arreste në disa qytete të Shqipërisë.

Sipas burimeve për Euronews, bëhet me dije se aksioni po zhvillohen në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës.


Po ashtu, mësohet se urdhër-arrestet janë lëshuar për personazhe të njohur të botës së krimit në vend.

Ndërkohë në orët në vijim priten më shumë detaje lidhur me këtë operacion. /Telegrafi/