LAJMI I FUNDIT:

Atalanta makinë fituese dhe golashënuese – numrat që trembin rivalët në Serie A dhe rivalin evropian Real Madridin

Atalanta makinë fituese dhe golashënuese – numrat që trembin rivalët në Serie A dhe rivalin evropian Real Madridin

Shorit i Ligës së Kampionëve ndeshi Real Madridin me Atalantam, klubin italian që po shkëlqen në vitet e fundit.

Pasiguria për disa momente rrethoi ‘La Dea’, kur trajneri Gian Piero Gasperini duket se ishte në mosmarrëveshje me kapitenin Papu Gomez dhe krijuesin tjetër Josip Ilicic.

Ata kishin rënë nga vendi i dytë në të nëntin dhe kishin fituar vetëm një herë në gjashtë ndeshje.


Gomez ishte ‘ngrirë’ në stol, por shpesh edhe jashtë ekipit derisa u shit te Sevilla, por Atalanta ka marshuar përpara.

Pa Nr.10, ata kanë fituar gjashtë dhe barazuar katër ndeshje, duke mbetur të pamposhtur.

Ata kanë marrë më shumë pikë (22) se kushdo që nga ajo kohë, duke shënuar edhe më shumë gola (26) sesa pjesa tjetër e Serie A, ndërsa kanë pësuar më pak (shtatë) sesa pjesa tjetër.

Sezoni i tyre më i mirë ndonjëherë

Fitorja 3-0 e Atalantas ndaj liderëve të Serie A, AC Milan e mbylli raundin e parë të ndeshjeve të Serie A.

Pas fitoreve kundër Romës (4-1), Sassuolo (5-1), Parma (3-0) dhe të tjerëve gjatë muajit të fundit, klubi nga Bergamo e përfundoi gjysmën e parë të sezonit me më shumë pikë se kurrë më parë.

Për më tepër, ata arritën në gjysmëfinalen të Kupës së Italisë të mërkurën, pavarësisht se luajtën pjesën më të madhe të pjesës së dytë kundër Lazio me vetëm 10 lojtarë.

Vazhdimi pa Papu Gomezin

Humbja e kapitenit të tyre ishte një humbje e madhe. Argjentinasi kishte ndihmuar më shumë se kushdo tjetër në Serie A në sezonet e fundit dhe kishte më shumë driblime se kushdo në futbollin italian që nga viti 2015.

Ai ishte një krijues ndryshimesh, por këmbëngulja e Gasperinit se ai nuk u përshtat me ndryshimet që duheshin bërë, bëri që ai të lëvizte.

Shërimi i Ilicic

Slloveni dukej se do të ndiqte të njëjtën rrugë si Gomez, duke u përfshirë në mosmarrëveshje më herët, por marrëdhënia e tij me trajnerin është rregulluar.

Pasi e përfundoi sezonin 2019/20 herët për shkak të një beteje me depresionin, Ilicic u zhduk kur Atalanta kishte ndeshje të mëdha si ajo ndaj Pais Saint-Germain në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Tani ai është kthyer përsëri. Ai shënoi një gol dhe asistoi dy herë kundër Romës, dhe ka pesë asistimet nga 20 dhjetori.

Mund të jenë përsëri skuadra me më shumë gola në Serie A

Skuadrat e Gasperini janë një makinë golash. Ata i kanë përfunduar dy sezonet e fundit të Serie A si top shënuesit më të mirë në kampionat, me 98 gola sezonin e kaluar dhe 77 para një viti.

Këtë sezon vetëm Interi me 45 ka një më shumë se 44 të tyre, por Atalanta ëhstë në rritje.

Brenda ekipit ka një betejë për të qenë nr. 9, pasi Luis Muriel dhe Duvan Zapata kanë shënuar nga 14 , respektivisht 11 gola.

Të dy janë lojtarë shumë të ndryshëm, dhe ata rrallë luajnë së bashku.

Golat nga krahët

Robin Gosens dhe Hans Hateboer janë vendimtar në krahë. Nuk është e pazakontë të shohësh Gosens të shënojë nga një asistim i Hateboer, ose anasjelltas.

Gasperini luan me formacionet 3-4-2-1 ose 3-4-1-2, me Marten de Roon dhe Remo Freuler në mesfushë, që u lejon atyre të luajnë në sulm.

Gosens ka gjashtë gola dhe gjashtë asistime, ndërsa Hateboer ka dy gola dhe dy asistime.

Një ekip i ekuilibruar

Matteo Messina ka zëvendësuar Gomez në mesfushë dhe megjithëse i mungon klasa teknike e ish-kapitenit, ai ofron më shumë ekuilibër në krah dhe mbështetje për De Roon dhe Freuler.

Pierluigi Gollini është përmirësuar në portë, ndërsa ardhja e Cristian Romero ka forcuar mbrojtjen e tyre, pasi Berat Gjimshiti dhe Rafaele Toloi kanë qenë të pakalueshëm.

Fitoret e mëdha dhe eliminimi për pak minuta nga PSG

Ky është një ekip që di të fitojë ndeshje të mëdha. Valencia tashmë është eliminuar nga Atalanta, duke humbur 8-4 në total në sezonin e kaluar.

Ata kanë mundur Lazion, AC Milanin dhe Romën këtë sezon. Ata kanë fituar kundër Interit në vitet e fundit dhe madje e kanë rrëzuar Juventusin nga Kupa e Italisë në rrugën për në finalen e vitit 2019.

Ata e kanë mundur Liverpoolin në Anfield dhe Ajax në Amsterdam në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni dhe ata e kanë udhëhequr me PSG-në deri në minutën e fundit në çerekfinalet e sezonit të kaluar.

Atalanta është e paparashikueshme në sulm dhe Real Madrid ka të gjitha arsyet për të qenë i frikësuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Premier League
Kalo në kategori