Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka sqaruar ndryshimet e fundit ligjore të iniciuara nga kjo ministri për studentët e kolegjeve private nëse do të kenë të drejtë të punësohen në institucione publike të arsimit.
Kjo Ministri së fundmi ka miratuar udhëzimin administrativ për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, duke shfuqizuar atë të vitit 2018. Në këtë udhëzim nuk është përfshirë programi “Përkujdesja dhe mirëqenia sociale”. Sipas MASHTI-t, me Ligjin për Arsimin e lartë, neni 16, pika 5 definohet se “vetëm bartësit publikë të arsimit mund të ofrojnë programe studimi që çojnë në kualifikimin e një mësimdhënësi për t’u punësuar në një shkollë”.
Ministrja Nagavci ka dhënë sqarime duke thënë se studentët që kanë filluar studimet në programin “Përkujdesje dhe mirëqenie e fëmijëve” pas datës 26 shkurt 2014 dhe para 18 qershorit të sivjetmë, do të kenë të drejtë të punësohen në institucionet edukative-arsimore.
Nagavci ka shkruar se “sundimi i ligjit dhe siguria juridike e qytetarëve, është prioritet i qeverisjes sonë”.
‘MASHTI ka rishikuar udhëzimet administrative për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm të cilat përcaktojnë se kush ka të drejtë të punësohet në institucionet edukativo-arsimore. Meqenëse Ligji për arsimin e lartë e përcakton decidivisht se vetëm bartësit publik kanë të drejtë të përgatisin kuadro për mësimdhënës, ky parim është respektuar në udhëzimin e rishikuar për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm”, thotë ministrja Nagavci.
Tutje, ministrja deklaron se “fatkeqësisht, udhëzimet e kaluara kanë rënë ndesh me ligjin duke krijuar edhe pasoja juridike, për këtë arsye dyshimet tona në lidhje me këtë i kemi adresuar në organet kompetente. Presim që kjo çështje të trajtohet me prioritet duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe pasojat juridike të prodhuara nga këto udhëzime”.
“Është me rëndësi ta theksoj që përkundër se programi “Përkujdesje dhe mirëqenie e fëmijëve” atakohet me UA, studentët që i kanë filluar studimet në këtë program pas hyrjes në fuqi të UA 09/2014 të datës 26.02.2014 dhe para hyrjes në fuqi të UA nr. 05/2021 të datës 18.06.2021 do të kenë të drejtën e punësimit në institucione edukative-arsimore. Të diplomuarve u është ofruar siguri juridike dhe nuk u cenohet e drejta në punësim.
I inkurajoj të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit që të zbatojnë në përpikëri legjislacionin në fuqi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare