Pandemia COVID-19 gjatë vitit 2020 ka ndikuar te të gjithë njerëzit, duke ua pamundësuar kështu të punojnë në realizimin e planeve të tyre.
Viti 2020 nuk ka qenë i lehtë as për Pranvera Hysenin, e cila është duke vazhduar studimet për shkencat planetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për një vit e gjysmë, Pranvera Hyseni nuk kishte mundësi që të vinte në Kosovë, ndërsa tani shprehet e lumtur që ka mundur ta vizitojë familjen dhe miqtë e saj. Në një intervistë për Telegrafin, ajo ka treguar se si e ka kaluar periudhën e pandemisë.
“Gjatë këtij viti kam pasur një udhëtim rreth botës, kam qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kam udhëtuar në 16 shtete, më pas kam vazhduar në Azinë juglindore, ku edhe ka filluar pandemia që në një farë forme ma ka ndërprerë udhëtimin rreth botës. Pasi pandemia filloi, Kosova i mbylli kufijtë dhe nuk pata rastin të kthehem në Kosovë gjatë verës. Ndërsa më pas udhëtova drejt Australisë, ku aty kam kaluar rreth gjashtë muaj të këtij viti. Atje ka qenë shumë mirë, pasi që pandemia është menaxhuar shumë mirë, dhe është lejuar të bëjë udhëtime brenda Australisë”, tregoi ajo.
Hyseni tregoi për vizitat që pasur në qendrat shkencore.
“Kam pasur rastin të vizitojë qendra shkencore, kam pasur takime me astronomë të ndryshëm, e kështu me radhë. Mirëpo ardhja në Kosovë më është pamundësuar, kështu që udhëtimin e kam vazhduar prapë në SHBA, dhe kam vazhduar studimet master në fushën e shkencave planetare, dhe tash ka qenë mundësia ime e vetme që të vijë në Kosovë pas një viti e gjysmë”, ka thënë ajo.
Ajo foli edhe për takimet që ka pasur me astronomë në Australi.
“Kur bashkohem me astronomë kryesisht bëjmë vrojtimin e trupave qiellor me pajisje që ata i posedojnë, kam pasur rastin të vrojtojë disa nga trupat qiellorë të hemisferës jugore që nga Kosova janë të pamundur të shihen. Është interesant për astronomë të shihen trupat që nga hemisfera jonë nuk duken”, është shprehur ajo.
Gjithashtu, gjatë intervistës Pranvera Hyseni ka folur edhe për përvojën e saj në NASA.
“Ka qenë shumë interesante të shihen gjithë ato teknologji që janë në një institut si NASA. Ka qenë shumë interesante, dhe me taku astronautë që të dalin në hapësirë dhe të shkelin në hënë. Shteti amerikan e vlerëson shumë edukimin jo vetëm astronominë, dhe sigurisht që atje janë të gjitha mundësitë, prandaj unë kam filluar atje studimet pasi që në Kosovë nuk ka asnjë drejtim që merret me astronomi ose me shkenca planetare, kështu që e vetmja mundësi që unë të vazhdoj në këtë fushë ka qenë që të dal dhe të depërtoj diku jashtë vendit”, potencoi ajo.
Ndërsa për organizatën e astronomëve që e ka formuar tash e disa vjet, Pranvera Hyseni thotë se për momentin kanë ndërpre aktivitetet për shkak të pandemisë COVID-19.
Duke folur për studimet e saj në SHBA, ajo thotë se për të ka qenë mjaft sfiduese të mësoj një sistem tjetër të arsimimit, por që tashmë është adaptuar.
Në fund të intervistës, Pranvera Hyseni tha se ndjehet mjaft e lumtur që emri i saj i është vendosur një asteroidi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët