LAJMI I FUNDIT:

Astro-kombinimi më i mirë i dashurisë: Këto dy shenja janë të lindura për njëri-tjetrin

Astro-kombinimi më i mirë i dashurisë: Këto dy shenja janë të lindura për njëri-tjetrin
Happy loving couple is embracing and smiling. They are sitting outdoors covered by blanket

Për këto dy shenja thonë që janë të magjishme për njëri-tjetrin!

Fjala është për astro-kombinimin e Demit dhe Akrepit. Afshi i dhe kimia e tyre janë bashkim i përsosur, transmeton Telegrafi.


Akrepi adhuron Demin që është dikush që nuk është e lehtë të bëhet për vete dhe kjo është sfidë të cilën e do ai.

Demi kënaqet në kontaktin fizik dhe në synimin për arritjen e sigurisë emocionale, ndërkaq Akrepi rrezaton joshje dhe në dashuri pret shumë afsh, gjë që Demi e adhuron.

Demi stabil dhe konservator bën pjesë ndër shenjat më besnike të zodiakut.

Nga ana tjetër, Akrepi është lider i shkëlqyeshëm dhe personi i lindur në këtë shenjë gjithmonë është i vetëdijshëm për situatën, gjithashtu posaçërisht di të jetë i shkathët.

Ata janë bashkim i mirë në të gjitha nivelet e pajtimit të dyanshëm.

Kur bashkohen, zakonisht të dy synojnë të arrijnë lidhshmëri të qëndrueshme dhe të fuqishme të dyanshme, ndërkaq afshi është ai që i vë në lëvizje. /Telegrafi/