LAJMI I FUNDIT:

Astrit Haraqija: LDK s’ka pasur asnjëherë zgjedhje të brendshme më të këqija se tani (Video)

Astrit Haraqija: LDK s’ka pasur asnjëherë zgjedhje të brendshme më të këqija se tani (Video)

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kohën kur president ishte Ibrahim Rugova, Astrit Haraqija ka kritikuar ashpër procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së.

Haraqija, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ka marrë pjesë në shumë palë zgjedhje të brendshme në LDK, por si zgjedhjet që aktualisht po mbahen në LDK, thotë se nuk ka parë asnjëherë.


“Nuk kam parë asnjëherë këso forme zgjedhjesh. Ti mund të thuash jam parti e frymës rugoviane, parti e madhe, parti demokratike, por nuk mund t’i mbash zgjedhjet fshehtas. Zgjedhjet duhet të jenë të hapura dhe publike. Duhet të ftohen sa ma shumë njerëz të ri dhe të rritet partia me anëtarë të ri”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri nga radhët e LDK-së thotë se në zgjedhjet e 32 nëndegëve të LDK-së në Gjakovë, nuk sheh më shumë se 550 figura.

“550 figura në partinë që llogaritet të jetë e para në zgjedhje në një komunë që ka mbi 100 mijë banorë e që rreth 40 mijë votues dalin në zgjedhje, për mua ka qenë tmerruese”.

Haraqija ka thënë se është absurde që anëtarët e LDK-së të rrehen mes vete në procesin e zgjedhjeve të brendshme.

“Ata njerëz nesër do të dalin të mbledhin vota për partinë. Si të bindin popullin kur këta rrahën mes vete”, tha ndër të tjera Astrit Haraqija./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori