Qeveria e Kosovës po zotohet se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe do të jetë vetëm në përputhje me Kushtetutën, çfarëdo tendence tjetër e shohin të pazbatueshme dhe kthim prapa të dialogut Kosovë-Serbi. Por, Bashkimi Evropian që është ndërmjetësues i dialogut, është duke e pritur Kosovën të japë propozimet mbi mënyrën themelimit të Asociacionit.
Ndërkohë rrëzim të tërësishëm të marrëveshjes po kërkon Lëvizja Vetëvendosje, pasi sipas tyre nuk duhet të ketë fare Asociacion një etnik. Veprim të tillë konsideron se duhet të ketë edhe njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka.
Ndërsa partneri i LVV-së në opozitë, PDK-ja kërkon kujdes nga ekzekutivi që obligimet ndërkombëtare që kanë dal nga marrëveshja e vitit 2013 të jenë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri thotë se nuk do të ketë asnjë përkushtim nga qeveria që t’i bëjnë favore Serbisë për asociacionin.
“Tema e Asociacionit e ka një histori, e ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ne i kemi ato, në kuadër të saj do të bëjmë gjithçka të akomodojmë një asociacion që nuk dallon nga asociacionet tjera, por i shërben zhvillimit ekonomik lokal. Çfarëdo tendence, çfarëdo gjykimi për diçka tjetër është kthim prapa në procesin e dialogut dhe jo seriozitet në raport me njohjen reciproke dhe përmbylljen e dialogut me një marrëveshje të paqes ku vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët. Nuk ka logjikë, dhe nuk do të ketë asnjë përkushtim tutje që ne t’i bëjmë favor Serbisë të hap kapitullin 35 pa pas një para situatë të saktë, ku dhe si jemi”, thotë Tahiri.
Derisa në një përgjigje për kp, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano thotë se Kosova ka obligim ndërkombëtar të implementojë marrëveshjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe.
“Kosova ka ndërmarrë një obligim ndërkombëtar që të implementojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave të komunitetit serb. Mbetet te Kosova që të japë propozime mbi mënyrën e vazhdimit të implementimit të marrëveshjes”, u shpreh ai.
Por presionet e tilla, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi thotë se duhet të refuzohen. Ai thotë se hapja e kësaj teme për çfarëdo forme është shqetësuese dhe e rrezikshme, sidomos pas deklaratave të emisarit special për dialogun, Miroslav Lajçak se Kushtetuta nuk është bibël për t’u mos ndryshuar.
“Me faktin se kjo temë ngritët në instanca shumë të larta, kushtëzohet vazhdimi i dialogut me themelimit të Asociacionit, bile ka thirrje nga zyrtarë të lartë të BE-së që të bëhen ndryshime kushtetuese që të jetësojnë këtë ide, atëherë këtu nuk kemi të bëjmë me themelimin e një OJQ siç është prezantuar, por me një strukturë politike që do të jetë hapi i parë drejtë bosnjëzimit të Kosovës. Prandaj Kosovës i mbetet vetëm një gjë, a do të impelemtohet një projekt i tillë se çdo ditë e më shumë po binden që është në kundërshtim me interesat e vendit, me idenë që me marrë një njohje nga Serbia, që pavarësisht ajo po thotë se kurrë nuk do të arrijë në dëme të vet shqetësuese së Kosovës. Prandaj kjo temë është shterpe dhe e rrezikshme hapja e saj dhe se çka duhet të bëjmë ne është që të refuzojmë këtë debat mbi këtë formë dhe çfarëdo forme të një asociacioni që ka bazë etnike të mos diskutohet dhe mos hapet”, u shpreh Abrashi.
Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra thotë se çështja e Asociacionit duhet të zgjidhet vetëm në përputhje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese
“Çështja e Asociacionit duhet të zgjidhet vetëm në përputhje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe asgjë të mos jetë në shpërputhje me Gjykatën Kushtetuese. Kjo është një qartësi që e kemi thënë disa herë, konsiderojmë se në këtë drejtim ne duhet ndalemi vetëm në ato pika që Gjykata Kushtetuese i ka konstatuar dhe natyrisht që ato duhet të merren parasysh…obligimet që kanë dal duhet të konsiderohet gjithsesi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në përputhje me legjislacionin dhe ligjet e Kosovës, nuk do të pranojmë asgjë që cenon aktin më të lartë juridik në vend”, thotë ajo.
E rrëzim të tërësishëm të kësaj marrëveshje ndërkombëtare po kërkon njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka, i cili thotë se me aktgjykimin e kushtetueses kjo marrëveshje është juridikisht jo ekzistente.
“Marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë ishte totalisht në kundërshtim me Kushtetutën, e nenin 1 të paragrafin 1 dhe disa të tjera. Këtë rast Gjykata Kushtetuese kishte gjykuar një herë, por prapë me do kompromise politike nuk i ka numrat nenet e shkelura, por parimet. E ato janë substanca filozofike dhe logjike e Kushtetutës pasi nga një parim mund të dalin shumë norma juridike. Tani për tani meqenëse se Gjykata Kushtetuese është autoriteti final për vlerësimin e Kushtetutshmërisë, e ka vlerësuar se ajo marrëveshje ishte në kohezion me Kushtetutën dhe ajo është juridikisht jo ekzistente, nuk ekziston”, thotë ai.
Javën e kaluar, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak qëndroi në Kosovë e Serbi.
Në Beograd tha se ka marrë përkrahjen e palës kosovare se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë do të implementohet, derisa la të hapur mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës për të akomoduar këtë çështje brenda saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker