LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i komunave me shumicë serbe përplas LDK-në dhe LVV-në

Asociacioni i komunave me shumicë serbe përplas LDK-në dhe LVV-në

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, sërish ka nxitur përplasje mes subjekteve politike, në këtë rast LDK-së dhe LVV-së.

Lidhur me këtë çështje, LDK u shpreh se frikësohet që Qeveria e Kosovës mund të pranojë themelimin e asociacionit, sidomos pas marrëveshjes për targat dhe kërkesave të vazhdueshme nga BE-ja dhe Serbia për implementimin e marrëveshjes së vitit 2015.

“Kjo qeveri po bënë hapa prapa sepse thoshte se marrëveshjet e kaluara nuk janë të mira, do t’i rishqyrtonte, tash po i realizon dhe madje po bënë hapa prapa. Unë kam drojë se me këtë lloj qeverie të papërgjegjshme dhe pa zonjë në punët e jashtme mund të rrezikojmë një asociacion me fuqi ekzekutive. Gjithsesi është i pa pranueshëm dhe cenon rregullimin kushtetues të Kosovës dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, u shpreh anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti.

LDK frikësohet se Qeveria mund të pranojë asociacionin, shoqëria civile kërkon konsensus për këtë temë
Lexo po ashtu LDK frikësohet se Qeveria mund të pranojë asociacionin, shoqëria civile kërkon konsensus për këtë temë

E pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti i LVV-së, njëherit edhe kryetar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashmte, Haki Abazi.

Abazi tha se kjo deklaratë vie pikërisht nga ata që e kanë nënshkruar asociacionin, dhe se është politikisht e pandershme që gabimet e tyre në të kaluarën të përdoren sot në fushatë elektorale.

“Është politikisht e pandershme që gabimet e tyre në të kaluarën të përdoren sot në fushatë elektorale. Po të njëjtit që kanë nënshkruar marrëveshje joevropiane për komandantin serb të policisë në veriun e Kosovës, nënshkruesit e fusnotës dhe ata që dobësuan fuqinë e Kosovës në dialogun me Serbinë, sot për qëllime të ulëta politike të tentojnë të shpërndajnë lajme të rrejshme kundër qeverisë për të krijuar konfuzion dhe për të zbehur arritjen në rastin e targave”, ka shkruar Abazi.

Deklarata e Abazit, bëri që ish-kryetari i LDK-së dhe ish-kryeministri, Isa Mustafa të reagoj përmes një postimi të gjatë në Facebook.

Frika e LDK-së për Asociacionin, reagon Abazi: Deklaratat se Qeveria do ta pranojë, vijnë prej atyre që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje
Lexo po ashtu Frika e LDK-së për Asociacionin, reagon Abazi: Deklaratat se Qeveria do ta pranojë, vijnë prej atyre që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje

Mustafa u shpreh se në kohën kur u nënshkrua marrëveshja e parë për asociacionin ai nuk ishte kryeministër, shkruan Telegrafi.

“Në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Parë në Bruksel dhe është ratifikuar në Kuvend në Prishtinë, (e cila ka sanksionuar themelimin e Asociacionit), Isa Mustafa nuk ka qenë Kryeministër i Kosovës. Prandaj rrjedhimisht dezinformojnë dhe gënjejnë të gjithë ata që ma përshkruajnë mua Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa më tej ka thënë se nuk ka dialoguar se e ka dashur Asociacionin, por ka dialoguar për zbatimin e Ligjin për ratifikimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare në Kuvendin e shtetit tim.

Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më vonë, të dyja palët janë pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij.

Asociacioni, reagon Mustafa: Nuk isha unë kryeministër kur u nënshkrua marrëveshja e parë në Bruksel
Lexo po ashtu Asociacioni, reagon Mustafa: Nuk isha unë kryeministër kur u nënshkrua marrëveshja e parë në Bruksel

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës më 23 dhjetor 2015 kishte marrë vendim që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit, të arritur në prill të vitit 2013, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, Gjykata kishte konstatuar se parimet e përgjithshme të Asociacionit nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori