LAJMI I FUNDIT:

Asnjëherë mos e lini çelësin në bravë në pjesën e brendshme të derës, kjo nuk do t’i pengojë hajdutët – përkundrazi

Asnjëherë mos e lini çelësin në bravë në pjesën e brendshme të derës, kjo nuk do t’i pengojë hajdutët – përkundrazi
pexels

Kushtojini vëmendje, nxirrni çelësin

Disa njerëz besojnë se lënia e çelësit të derës së hyrjes në bravë do të parandalojë që një hajdut të hyjë me sukses në shtëpi, por e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Kështu vetëm mund t’ua lehtësojmë punën, e cila do të përfundojë me vetëm dy copa teli për të hapur derën, transmeton Telegrafi.


Shumë njerëz mbyllin dyert e tyre të hyrjes gjatë natës dhe e lënë çelësin brenda, duke menduar se kjo u jep atyre siguri shtesë dhe e bën më të vështirë për hajdutët të depërtojnë brenda.

Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe. Kjo i vë ata në rrezik serioz.

pexels

Çelësi i lënë në bravë mund të jetë ftesë për një hajdut.

Hajdutit nuk i duhet shumë për të hapur derën me dy tela – me njërin prej tyre bllokon çelësin në bravë që të jetë i palëvizshëm për një moment dhe pas pak fut tjetrin dhe e rrotullon fuqishëm.

Në këtë mënyrë të thjeshtë, hajduti mund të hyjë brenda. Zgjidheni këtë problem në mënyrë të thjeshtë. Kur mbyllni derën nga brenda, hiqni plotësisht çelësin dhe vendoseni në një vend të sigurt. /Telegrafi/