LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 12° partlycloudy_night

“Asnjë zhvillim pozitiv, përveç ideve të prezantuara në vizatime dhe video”- PDK në Gjilan kritikon qeverisjen komunale

“Asnjë zhvillim pozitiv, përveç ideve të prezantuara në vizatime dhe video”- PDK në Gjilan kritikon qeverisjen komunale

“Në aspektin ekonomik, qyteti i Gjilanit nuk ka parë asnjë zhvillim pozitiv gjatë viteve të fundit, përveç ideve të prezantuara në vizatime dhe video”.

Kështu deklaron për Telegrafin kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, i cili kritikon qeverisjen aktuale komunale të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qasjen e kryetarit Alban Hyseni ndaj ekonomisë lokale.

Ai thekson se kjo qeverisje komunale dhe qasja e kryetarit të Gjilanit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kundër bizneseve, nga ku, sipas tij, buron zhvillimi ekonomik, punësimi dhe mirëqenia e qytetarëve.


“Për Zonën Ekonomike asnjë hap nuk është bërë, për autostradën e Gjilanit dihet se e kanë penguar, dhënien në shfrytëzim të pronave komunale për bizneset e kanë bllokuar, planin zhvillimor komunal e kanë bllokuar, e që krejt këto ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik rajonal të Gjilanit”, tha Rashiti.

Ndër të tjera, Rashiti thekson se kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni, nuk ka treguar kapacitetet e duhura për të kuptuar dhe trajtuar ekonominë e qytetit.

“Ky kryetar komune fatkeqësisht nuk ka lidhje me ekonominë dhe zhvillimin e komunës, ai mendon se vetëm me disa subvencione për startup bizneset mjafton, por me aq, ai po i zhvillon disa shokë e familjarë të tij”, shprehen nga PDK.

Ai thotë se zhvillimi ekonomik i një komune nuk mund të mbështetet vetëm në subvencione të vogla, por sipas tij, kërkon një strategji të mirëfilltë dhe mbështetje për të gjitha bizneset lokale.

“Ekonomia dhe zhvillimi saj janë çështje tejet serioze që kërkon dije, punë dhe përkushtim për të krijuar parakushte për sektorin privat, ndërsa komuna e Gjilanit sot nuk ka asnjë dokument siç është strategjia e zhvillimit ekonomik lokal”, thuhet më tej në deklaratë.

Rashiti thotë se bizneset dhe ekonomia e Gjilanit sot janë nën mëshirën e fatit të vet, duke u përballur me kushte të mbijetesës, pa infrastrukturën bazike dhe pa një mbështetje të duhur institucionale.

“Bizneset dhe ekonomia e Gjilanit sot janë nën mëshirën e fatit të vet, në kushte të mbijetesës, ku ju mungon edhe infrastruktura bazike si rrugët, energjia dhe planifikimi urbanistik”, përfundojnë zyrtarët opozitarë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Kalo në kategori