Partia që tani udhëheq me pushtetin kishte premtuar shërbimin e obligueshëm ushtarak. Një gjë e tillë nuk është paraparë me ndarjen buxhetore të këtij viti dhe nuk dihet nëse është në plan të jetësimit nga qeveria.
Njohës të sigurisë vlerësojnë se aplikimi i shërbimit ushtarak të obligueshëm ka kosto të lartë financiare dhe kërkon analizë të thellë. Po ashtu, theksojnë se kjo nuk mund të bëhet para përmbylljes së planit të tranzicionit.
Partia që tani udhëheq me pushtetin kishte premtuar shërbimin e obligueshëm ushtarak. Një gjë e tillë nuk është paraparë me ndarjen buxhetore të këtij viti dhe nuk dihet nëse është në plan të jetësimit nga qeveria.
Njohës të sigurisë vlerësojnë se aplikimi i shërbimit ushtarak të obligueshëm ka kosto të lartë financiare dhe kërkon analizë të thellë. Po ashtu, theksojnë se kjo nuk mund të bëhet para përmbylljes së planit të tranzicionit.
Së voni, ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ideja e shërbimit të obligueshëm ushtarak në Kosovë, nuk pranohet nga shtetet partnere në Kosovë.
KosovaPress ka pyetur në Ministrinë e Mbrojtjes lidhur ke këtë cështje, por se ata nuk janë përgjigjur.
Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli deklaron për KosovaPress, se deri më tani ka pasur vetëm diskutime, por jo edhe diçka konkrete në lidhje me këtë premtim.
“Shërbimi ushtarak i detyrueshëm mund të jetë i mirë nëse dizajnohet për t’i kontribuar zhvillimit shoqëror të Kosovës. Mund të jetë negativ nëse mendohet si platformë për militarizim të shoqërisë. Ka shumë modele të ndryshme të shoqërisë, të cilat janë demokratike dhe kanë shërbim të detyrueshëm ushtarak, mund të merret si shembull Finlanda, mbase në një masë edhe Izraeli dhe Koreja e Jugut”, shprehet ai.
Ai thekson se kjo ndihmon që të ketë resurse të mjaftueshme në rastet kur rrezikohet siguria nacionale.
“Duhet të ketë një analizë të rishikimit të sektorit të sigurisë të re. Do të thotë të shikohet se cilat janë nevojat, çfarë roli mund të kishte një shërbim ushtarak i detyrueshëm, a është barrë për shoqërinë një shërbim i tillë, apo cilat janë mundësitë që i krijon një shërbim të tillë.
Nëse nuk shfrytëzohet në mënyrë të duhur, atëherë kosto e këtij shërbimi do të jetë më e dëmshme se sa që do të krijonte benefite. Pa u bërë një studim i detajuar, i thellë i nevojave dhe modaliteteve në bazë që të adaptonte Kosova, atëherë mendoj që kjo ide nuk mund të shkojë përpara”, shton ai.
Kosova duhet të sigurohet që të flet për një shërbim ushtarak krejtësisht ndryshe nga ajo në Serbi, shprehet Vrajolli, teksa flet për paralajmërimet e kësaj të fundit.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi konsideron se një gjë e tillë mund të realizohet në një fazë të mëvonshme, por jo tani.
“Ne e kemi FSK-në në tranzicion, në zhvillime të kapaciteteve njerëzore dhe trajnimeve të infrastrukturës e cila do të zgjatë deri ne vitin 2028, dhe kjo realisht është pak edhe në aspektin financiar edhe në çështje kadrovike të ekspertëve për trajnime, vendosje dhe pajisje.
Duhet pritur një rast tjetër pasi që vet, derisa FSK-ja të përmbyll çështjen e tranzicionit apo zhvillimit 10 vjeçar. Atëherë, mund të mendojmë për një mundësi të kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, që kishte me qenë modalitet, fillimisht vullnetarë dhe mandej me u bërë edhe i detyrueshëm”, tha Ibishi.
Ditëve të fundit në Serbi është paralajmëruar rikthimi i detyrimit për të shërbyer në ushtri deri në katër muaj.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi pati reaguar duke thënë se një gjë e tillë është e papranueshme dhe duhet refuzuar. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalesë për qarkullim të kamionëve në Strazhë dhe në rrugën Mavrovë-Dibër

Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

Aksioni i policisë, 16 serbë arrestur, katër oficerë aktivë të sigurisë – Sveçla jep detaje

“Dy thika dhe një sëpatë” - Policia jep detaje për serbët e arrestuar në Gjakovë

Arrestohen katër “pelegrinë” serb në Gjakovë – mes tyre një toger dhe një kapiten i ushtrisë së Serbisë

Islami: Serbët e Kosovës po detyrohen nga Lista Serbe dhe Radoiçiq që të marrin pjesë në tubimin me Vuçiqin

Situata në vend, Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të shkaktojë tensione etnike dhe ndërpartiake në Kosovë

Mendohej se ishin zhdukur, turistët filmojnë fokat në Vlorë

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat