Askush si Arijon Ibrahimovic këtë sezon në top pesë ligat evropiane, ndeshja ndaj Empolit për 17-vjeçarin ishte rekord ne vete

Arijon Ibrhaimovic ka filluar të lë gjurmë në futbollin italian pas transferimit nga Bayern Munich.
Sulmuesi i talentuar kosovar e ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë si titullar në Serie A me fanellën e Frosinones.
Por ai nuk do ta harrojë kurrë ndeshjen e parë si titullar në Serie A, pasi ka shkëlqyer dhe është shpallur lojtari i ndeshjes.
Frosinone arriti të fitonte 2-1 ndaj Empolit, derisa Arijon Ibrahimovic asistoi fillimisht për Marvin Çunin e pastaj edhe shënoi gol.
Me ndeshjen e mbrëmshme, Ibrahimovic ka thyer një rekord në top pesë ligat më të forta evropiane si Serie A, Liga Premier, Ligue 1, La Liga dhe Bundesliga.
17-vjeçari është bërë futbollisti më i ri në top pesë ligat më të forta evropiane, që shënon një gol dhe jep një asistim brenda të njëjtës ndeshje.
Sigurisht që ky është një sukses i madh për sulmuesin nga Prizreni i cili nuk do ta harrojë kurrë në jetën e tij ndeshjen ndaj Empolit.






















































