LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA Maqedoni votoi propozimin për ndihmë financiare për transmetuesit

ASHMAA Maqedoni votoi propozimin për ndihmë financiare për transmetuesit

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) në seancën e sotme e votoi propozim vendimin për ndihmë financiare për transmetuesit, të cilët kanë marrë leje për punë në momentin e sjelljes së këtij vendimi. Ndihma financiare është ulur në 25 për qind, por nëse ka ribalanc të Buxhetit, ky vendim do të korrigjohet, informoi drejtori i ASHMAA Zoran Trajçevski.


ASHMAA njëzëri votoi disa vendime për fillimin e procedurës për shqiptimin e vërejtjes publike për disa televizione lokale. Është shqiptuar kallëzim kundërvajtës për një radio, ndërsa është votuar edhe vendimi për inicimin e procedurës për marrjen e licencës së TV Iris nga Shtipi.

Kallëzim kundërvajtës ka edhe për televizionin kombëtar Alsat, ku me vëzhgim kontrollues është konstatuar mosrespektim i një neni të caktuar të ligjit.

“Sërish, në disa shumë seriale televizive dhe dy emisione me emetimin e reklamave në një ekran të ndarë, transmetuesi mbulon një pjesë thelbësore të veprimit, gjegjësisht personazhet në serialet aktuale. Propozimi është që të fillojë procedura kundërvajtëse, por edhe analiza e materialit”, është propozuar në seancë.

Në seancë u theksua edhe se për këtë dispozitë ligjore nuk ekziston dënim në Ligj dhe prej atje nuk mund të realizohet inicimi i procedurës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori