LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA kundër Qeverisë: Keni tejkaluar kompetencat në lidhje me punën e mediave

ASHMAA kundër Qeverisë: Keni tejkaluar kompetencat në lidhje me punën e mediave

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka reaguar për vendimin e djeshëm të qeverisë, prej ku dhanë mendim negativ për Strategjinë rregullatore për zhvillimin e veprimtarive audio dhe audiovizuale për periudhën e viteve 2019-2023.

Nga ASHMAA thonë se me vendimin e djeshëm Qeveria i ka tejkaluar kompetencat e saj dhe ka vepruar në kundërshtim me udhëzimet dhe raportet e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, si dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës për garantimin e pavarësisë së trupave rregullator në fushën e mediumeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Strategjia rregullatore është dorëzuar në Qeveri, Kuvend dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës jo për miratim, por për informim për gjendjen aktuale në fushën e mediave, si dhe për aktivitetet që Agjencia do t’i ndërmarrë në pesë vitet e ardhshme në drejtim të përmirësimit të aspekteve të caktuara në fushën e mediumeve”, thonë nga ASHMAA.


Ata shtojnë se në përgatitjen e kësaj strategjie kanë përfshirë opinionin ekspert, shoqatat gazetareske, organizatat qytetare nga fusha e mediumeve, si dhe kanë pasur mbledhje të shumta dhe debate publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori