LAJMI I FUNDIT:

Ashley Graham pati një moment të sikletshëm në “Oscars” në momentin kur intervistoi aktorin Hugh Grant

Ashley Graham pati një moment të sikletshëm në “Oscars” në momentin kur intervistoi aktorin Hugh Grant

Ashley Graham u ndje në siklet në ceremoninë e së dielës në “Oscars” duke qenë se ishte në rolin e prezantueses.

Modelja intervistoi një sërë yjesh të famshëm në mesin e tyre edhe aktorin Hugh Grant.

Ajo pati një përgjigje epike kur u pyet nëse ishte ‘ofenduar’ me përgjigjet e ftohta që aktori ia dha, ndërsa realizoi një intervistë të shkurtër me të në tapetin e kuq të “Oscars”.


Foto: ABC

“E dini çfarë, nëna ime më ka thënë t’i vras njerëzit me mirësi, kështu që kjo është”, tha Graham për TMZ të hënën.

Graham nuk e shtjelloi më tej momentin e tmerrshëm.

“Oscars 2023” arrin 18.7 milionë shikime, 12 për qind më shumë nga viti i kaluar
Lexo po ashtu “Oscars 2023” arrin 18.7 milionë shikime, 12 për qind më shumë nga viti i kaluar

Megjithatë, ajo theksoi se kaloi një kohë të mrekullueshme duke intervistuar artistë të mëdhenj të Hollywoodit në kuadër të ABC para “Oscars”.

Foto: ABC

Gjatë 24 orëve të fundit, Hugh ka marrë një reagim të ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale për përgjigjet e tij jo entuziaste ndaj pyetjeve të Graham.

Gjatë ndërveprimit, i cili zgjati më pak se dy minuta, Graham i bëri aktorit të “Love Actually” një sërë pyetjesh tipike që dikush do t’i bënte në një shfaqje çmimesh.

Foto: ABC

Kur u pyet se ‘çfarë lloj kostumi’ kishte veshur, Grant u përgjigj hapur se ishte ‘vetëm’ kostumi i tij nga një ‘rrobaqepës’ pa emër.

Ai gjithashtu tha se nuk ‘ka ndonjë emër të veçantë’ në mendje që do të donte të fitonte të dielën mbrëma.

Pavarësisht se pati një takim të vështirë me Grantin, Graham ende dukej se e shijonte kohën e saj në ceremoninë vjetore të çmimeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

Magazina
Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Magazina
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
Kalo në kategori