LAJMI I FUNDIT:

Ashley Benson poston një fotografi ku ironizon për mbushësit e buzëve

Ashley Benson poston një fotografi ku ironizon për mbushësit e buzëve

Vlen të kujtohet se me të gjithë njerëzit e famshëm, buzët e të cilëve duket se bëhen gjithnjë e më të mëdha, ka shumë të tjerë që përpiqen t’i mbajnë gjërat natyrale.

Dhe nuk është për t’u habitur që aktorja Ashley Benson është në mesin e atyre që përpiqen për një të ardhme më autentike.


Asaj i pëlqen një transformim i flokëve teksa edhe u bashkua me personat e famshëm që provuan trendin e ngjyrës rozë gjatë karantinës.


Por përveç këtyre eksperimenteve, Ashley i mban gjërat mjaft të thjeshta kur bëhet fjalë për pamjen e saj të jashtme. Ajo postoi një fotografi pas stërvitjeve pa grim kohët e fundit, duke treguar lëkurën e saj natyrale dhe flokët e kruara.


Por postimi i fundit i Ashley nuk është aspak natyral, dhe ka një arsye pse. Aktorja postoi një fotografi duke përdorur një filtër që duket se imiton efektin e mbushësve të buzëve, duke pozuar me një pamje të tronditur në fytyrën e saj ku shkruan: “Pse të gjithë duken njësoj në ditët e sotme? Le të jemi unikë dhe besnikë ndaj vetes. Kjo jam unë duke përdorur një filtër që duket si një peshk që futet në të gjitha vajzat e Los Angeles tani”. /Telegrafi/