LAJMI I FUNDIT:

ASH mbështet grevën e paralajmëruar nga punonjësit e arsimit

ASH mbështet grevën e paralajmëruar nga punonjësit e arsimit

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese për media thekson se e mbështet grevën e arsimtarëve dhe kërkesat e tyre.

Nga ASH thonë se përgjegjësinë për gjendjen e punonjësve të arsimit e ka partia shqiptare në pushtet BDI.


“Numri i arsimtarëve në RMV, vetëm në shkolla fillore në vitin shkollor 2018/19 ishte 16.290 dhe duke marrë parasysh edhe numrin e arsimtarëve në shkolla të mesme, ky është sektori me numër më të madh të punësuarve. Njerëzit që llogariten si shtylla e shoqërisë janë sjellë në gjendje në të cilën çdo fillim vit shkollor duhet ta përdorin grevën si mekanizëm të vetëm për të prekur në ndërgjegjen e atyre të cilëve kjo iu mungon gjatë tërë vitit”.

“Përgjegjësinë për këtë pozitë të arsimtareve e ka partia e cila vite me radhë udhëheq me këtë dikaster. Nga vitit 2002 e deri sot, ka pasur vetëm ndërrim të ministrave të BDI-se por jo dhe ndryshim të pozitës së arsimtarit. Me këtë rast e përkujtojmë ministrin aktual se nuk mund të kërkojë nga arsimtaret që dita e parë e shkollës të jetë ditë gëzimi për ata që me pagat e tyre kanë harruar kur kanë pasur mundësi ti gëzojnë fëmijët e tyre”.

“Arsimtarët në RMV kanë rrogat më të ulta në rajon dhe sa për ilustrim do të marrim për shembull vetëm disa vende fqinje. Rroga mesatare e arsimtarit në Shqipëri është 477 euro, në Kosove 459 euro, ndërsa në RMV është 365 euro. I sugjerojmë ministrit që në vend të rritjes së pagës për 1000 den. ta beje harmonizimin e pagës së arsimtarit me ato të vendeve të rajonit”.

“Aleanca për Shqiptarët, si parti politike e mbështesim grevën e arsimtareve dhe kërkesat e tyre për një pozitë më dinjitoze në shoqëri. Kësaj çështje i kemi kushtuar vëmendje të veçantë në programin e Departamentit të Arsimit të Akademisë Politike të ASH nëpërmjet së cilës jemi zotuar se me të ardhur në pushtet prioriteti ynë do të jetë vendosja e arsimtarit në pozitën e merituar”, thonë nga ASH./Telegrafi/

SPASHK vendos: Ditën e parë të vitit të ri shkollor në Maqedoni do të ketë grevë
Lexo po ashtu SPASHK vendos: Ditën e parë të vitit të ri shkollor në Maqedoni do të ketë grevë