LAJMI I FUNDIT:

ASH: Masat e qeverisë i shkelin vetë funksionarët, dënimet i paguajnë vetëm qytetarët!

ASH: Masat e qeverisë i shkelin vetë funksionarët, dënimet i paguajnë vetëm qytetarët!

Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese thonë se është e pajustifikueshme sjellja e kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili me vetëdije të plotë ka rrezikuar shëndetin e të tjerëve

“Derisa Qeveria gjatë tërë kohës apelonte të ngritët vetëdija e popullit për të ruajtur shëndetin publik është e pajustifikueshme sjellja e kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili me vetëdije të plotë ka rrezikuar shëndetin e të tjerëve duke mundësuar përhapjen e virusit!

Si pasojë, ligji vlen njëjtë për të gjithë prandaj në bazë të nenit 205 nga Kodi Penal për veprën penale kundër shëndetit të njeriut duhet të kërkohet përgjegjësi penale nga kryetari Maksim Dimitrievski.


Sjellja e tillë, pikërisht nga njerëz që kanë për obligim stabilizimin e gjendjes veç se e prolongon situatën dhe zgjat gjendjen e jashtëzakonshme.

Sipas gjitha parametrave shëndetësore nga masat e marra deri më tani, është dashur që ngadalë të fillojë zbutja e masave, por fatkeqësisht jemi dëshmitar të rritjes konstante të numrit të të prekurve gjë që pamundëson kthimin e gjendjes normale në vend”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Nga atje shtojnë se Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi morale dhe institucionale nga të gjithë që rrezikojnë shëndetin publik pa dallim. Nuk guxojmë të bëhemi dëshmitar të mosrespektimit të masave pikërisht nga njerëz që i sjellin ato masa, ndërkaq ndëshkimet t’i paguajnë vetëm qytetarët!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori