LAJMI I FUNDIT:

ASH fiton në Komunën e Vrapçishtit

ASH fiton në Komunën e Vrapçishtit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin për në Komunën e Vrapçishtit.

Sipas KSHZ-së, nga 38 vendvotime të numëruara nga gjithsej 39, Nebi Rexhepi i BDI-së ka fituar 4.651 vota ose 47.41%, ndërsa kreu aktual i Komunës së Vrapçishtit, 5.016 vota ose 51.13%.


Aleanca për Shqiptarët ka arritur ta sigurojë komunën, ndërsa më herët edhe kryetari Isen Shabani shpalli fitore.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/