Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur se po vazhdojnë invenstimet në infrastrukturë.

Përmes një komunikate të lëshuar për media theksohet se në kuadër të projekteve për asfaltim, ka përfunduar asfaltimi i pesë rrugëve në fshatin Muçiverc.


“Rruga "Hasan Masurica" Degëzimi 1, Rruga "Hasan Masurica" Degëzimi 2, Rruga "Hasan Masurica" Degëzimi 3, Rruga "Hasan Masurica" Degëzimi 5, Rruga e Malit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj thotë se vlera për asfaltimin e këtyre rrugëve është 80 mijë euro. /Telegrafi/