LAJMI I FUNDIT:

Asamblisti i AKR-së, Mehmeti: Çdo përpjekje për të ushtruar ndikim individual apo partiak, shkelje e rëndë e demokracisë

Asamblisti i AKR-së, Mehmeti: Çdo përpjekje për të ushtruar ndikim individual apo partiak, shkelje e rëndë e demokracisë

Pas miratimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës, Gëzim Sveçla, shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka demoluar pajisjet në sallën e mbledhjeve të Komunës.

Ndaj këtij veprimi të Sveçlës ka pasur reagime të ashpra.

Asamblisti i AKR-së, Gëzim Mehmeti, në një reagim në llogarinë zyrtare në platformën sociale Facebook, ka thënë se çdo përpjekje për të ushtruar ndikim individual apo partiak është shkelje e rëndë e demokracisë dhe vepër penale sipas ligjit.


“Asamblistët janë përfaqësuesit e popullit dhe zëri i tij në institucionet vendimmarrëse. Ata kanë detyrën të marrin vendime të bazuara në argumente, prova materiale dhe në interes të qytetarëve. Çdo përpjekje për të ushtruar ndikim individual apo partiak është shkelje e rëndë e demokracisë dhe vepër penale sipas ligjit,” ka deklaruar Mehmeti.

Dëmtoi mikrofonat në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla ndalohet për 48 orë
Lexo po ashtu Dëmtoi mikrofonat në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla ndalohet për 48 orë

Ai ka shtuar se ruajtja e integritetit dhe pavarësisë së asamblistëve është thelbësore për funksionimin e demokracisë.

“Në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të drejtës për të votuar dhe vendosur pa presione, ne duhet të ruajmë integritetin dhe pavarësinë. Demokracia është e fortë vetëm kur respektohet vullneti i qytetarëve dhe kur asambleistët punojnë në shërbim të tij, të pandikuar.”

Sveçla këtë akt e quajti simbolik teksa shkuli mikrofonat e Kuvendit Komunal të Prishtinës, tani ai është ndaluar për 48 orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori