LAJMI I FUNDIT:

Arton Humolli rrëmben dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Fotografisë “FIIPA Awards 2024”

Arton Humolli rrëmben dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Fotografisë “FIIPA Awards 2024”

Në një organizim ku ndërthureshin e shkuara me të tashmen, fotografi ynë i mirënjohur, përshfaqi më së miri identitetin artistik duke dëshmuar përkushtimin e tij me shpirt ndaj fotografisë në të gjitha dimensionet e saj

Arton Humolli është një fotograf me një stil dhe shprehje artistike të arrirë, veprat e të cilit mund t’i shihni në ekspozita, konkurse dhe platforma të shumta mediatike. Objektivi i tij shënoi disa nga kopertinat dhe editorialet më të mira të revistave botërore duke nxjerrë figura të papërsëritshme, të cilat janë vlerësuar me çmime prestigjioze ndërkombëtare.


Aftësia për të kapur të bukurën dhe emocionet në situatat e përditshme e bën atë një nga talentët e rrallë në botën e fotografisë tek ne dhe më gjerë. Kjo dhunti i ka shërbyer ndijimit të së bukurës në art e në jetë dhe kërkimit të tij artistik për ta transformuar apo përpunuar imazhin të përshkruar me karakter simbolik.

Këtyre ditëve, në edicionin e 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë “FIIPA Awards 2024” në Orvieto të Italisë, fotografi ynë, fitoi dy çmime, duke krijuar një atmosferë artistike të favorshme, ngase për të ai ka investuar bindshëm ndër vite.

Këtë moment të rëndësishëm, artisti Humolli e ka bërë të ditur me ndjekësit e tij duke falënderuar të gjithë ata që kanë besuar në punën e tij tash e 19 vjet.

Duke pasur parasysh pasionin, përkushtimin dhe çmimet që ka fituar tashmë, presim që Humolli të vazhdojë të ngjiz krijime artistike në botën e artit dhe veçantisë së detajeve, por edhe të na frymëzojë me vizionin e talentin e tij unik. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori