LAJMI I FUNDIT:

Artizanatet, fytyra e bukur e traditës sonë: Veçantia e veshjes së Hasit dhe rreziku që të shuhet punimi i saj

Puna artizanale është njëra nga segmentet më të bukura të visarit kulturor të popullit të Kosovës, veçanërisht kur bëhet fjalë për veshjet që lidhen direkt për dhe rreth një treve të caktuar.

Veshja e grave të zonës së Hasit mbetet njëra nga më të veçantat dhe specifiket, për arsye se nuk ka të dytë, shtoja këtu faktin se përdoret vetëm nga banorët e atij lokaliteti, duke e bërë atë interesante si për vendasit ashtu edhe për të huajt.

Taibe Agushaj, banore e fshatit Gjonaj, në zonën e Hasit, është nga artizanet e rralla në këtë pjesë, e cila merret me qepjen e veshjeve tradicionale të grave të kësaj zone.
Ajo përveç qepjes së petkut tradicional të gjinisë femërore, bën edhe endjen e çilimave, për të cilët dita ditës po rritet kërkesa dhe po i rritet vlera.

Agushaj në një intervistë për Telegrafin thekson se veshja e grave të Hasit është e rrallë dhe daton qindra vite më parë, por e cila sipas saj, ende po kërkohet, kryesisht në gazmende familjare, si fejesa, martesa.

Taibe Agushaj, artizanja nga Gjonaj i Hasit, që me duart e saj kujdeset që kjo traditë të mos humbet

“Punoj me vek, punoj çilima, krejt kjo sipas porosive. Punoj në vek veshjen e Hasit. Disa i punoj me vek, disa të tjerë bëhen me gjilpërë. Qepjen respektivisht qëndisjen e bëjë edhe me makinë të qepjes, prej tyre veshjet kombëtare i qepi me makinë të qepjes”, ka shtuar ajo.

Taibja tregon se ka ndodhur që gjatë punës së saj të ketë edhe gabime të cilat i ka vërejtur te personi që i ka veshur ato.

“Një veshje e kam pas punuar, dhe e di që e kam pa një gabim. Në atë dasmë kam qëlluar vetë, dhe e kam vërejtur gabimin. I thash unë e kam punuar gabim, sjelle edhe njëherë se po du me përmirësu”, ka shtuar ajo.

Artizanja nga Gjonaj shpreh shqetësimin e saj se puna e dorës përmes të cilave bëhen këto veshje po rrezikon të shuhet.

“Gjenerata të reja u kisha thonë, madje edhe lutur, që mos ta humbin këtë traditë. Kjo është që duhet me u ndi krenare. Me punu këtë veshje, këto çilima, sepse këto janë shumë të mira. Shpresoj që të vetëdijesohen, të vazhdojnë dhe punojnë edhe ata”, ka shtuar Agushaj.

Sabrija Jahaj, 80 vjeçarja që ende mban me fanatizëm veshjen e Hasit

Ndër ato që e kanë bartur veshjen tradicionale me fanatizëm në këtë fshat, është 80 vjeçarja, Sabrije Jahaj.
Ajo ka treguar për Telegrafin se kjo veshje e ka shoqëruar që nga koha kur është martuar.

“Prej 22 vjeçare që kam qenë qikë. Prej 22 vjet deri tash që i arrita 80 vjet, veshjen kur e kam vesh ne sabah, edhe kur e kam hequr në mbrëmje, kur kam ra me fjet. As në Shqipëri që kam qenë (gjatë kohës së luftës – viti 1999) nuk e kam ndërruar”, ka shtuar Agushaj.

Ndryshe, Hasi është një krahinë që numëron rreth 40 fshatra vetëm brenda territorit të Kosovës, por me një hise edhe në territorin e Shqipërisë. Por, kjo zonë historikisht shtrihet në mes Prizrenit dhe Gjakovës, me një etnografi shumë të pasur dhe të veçantë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori