Mandy Tsung nga Vankuver i Kanadasë, pikturon vetëm modelet që mbajnë qëndrim normal të fytyrës dhe nuk bëjnë asnjë grimasë.

Madje, ajo nuk kërkon prej tyre asnjë buzëqeshje të lehtë, por  vetëm të mbajnë shprehjen e zakonshme të fytyrës, transmeton Telegrafi.


E lodhur nga piktorët dhe fotografët që u kërkojnë femrave të qeshin për të treguar më të mirë, kjo artiste ka vendosur të veprojë ndryshe.

“Buzëqeshja nuk të bën më të bukur, as ngritja e vetullave, fryrja e buzëve apo kthimi i qafës në njërën anë” ka thënë Tsung për pikturat.

Në të njëjtën kohë, përmes këtyre pikturave tregohet karakteri i fortë i gruas, që nuk tregon mëdyshje, por është i vendosur dhe shfaqë atë që do.

Punimet e saj po pëlqehen shumë dhe pos që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale, ajo po ka kërkesa për t’i blerë ato. /Telegrafi/

Artistja pikturon modelet pa buzëqeshje dhe që nuk duan të tregojnë emocione foto 2

Artistja pikturon modelet pa buzëqeshje dhe që nuk duan të tregojnë emocione foto 3

Artistja pikturon modelet pa buzëqeshje dhe që nuk duan të tregojnë emocione foto 4

Artistja pikturon modelet pa buzëqeshje dhe që nuk duan të tregojnë emocione foto 5

Artistja pikturon modelet pa buzëqeshje dhe që nuk duan të tregojnë emocione foto 6

Artistja pikturon modelet pa buzëqeshje dhe që nuk duan të tregojnë emocione foto 7