Sot (e martë) ka ndërruar jetë aktori dhe politikani i njohur shqiptar, Adem Mikullovci.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur bashkëshortja Lumnije Mikullovci, me anë të një postimi të ndarë në rrjetet sociale.


“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndërroi jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, shkroi ajo në Facebook.

Njëherësh ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur edhe një sërë artistësh, kolegë e bashkëpuntorë të aktorit, të cilët kanë pasur fatin të punojnë me të.

Më poshtë ua sjellim reagimet e tyre:

arianagushi 119375100 1052974648506022 6678727147291225512 n Gold AG (Foto: Instagram)

leonorajakupi 119216199 664878324169424 745238568582375180 n Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

sevdairadogoshii 119383540 349511779573955 6789351269941939765 n Sevdai Radogoshi (Foto: Instagram)

besnik qaka 119233962 122308746265872 4783692502040320958 n Besnik Qaka (Foto: Instagram)

Adem Mikullovci përndryshe ka lindur në vitin 1937 në Vushtrri.

Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër. Prej atij viti e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore.

Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: "Duke pritur Godonë","Po shkoj për gjah", "Njeriu që pa vdekjen me sy", "Dashuria", "Hotel Kashta" me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), "Fundi i botës", "Miza në vesh", "Erveheja" etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: "Pas vdekjës"(Çajupi), "Mosha e bardhë"(D.Agolli), "Dan Shejtani", "Engjulli i stacionit", monodrama "Bihorasit"(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), "Ti mos u përziej", komedia "Shtrati", stend up komedia "Përgjuesi" etj. /Telegrafi/