LAJMI I FUNDIT:

Arteta pas humbjes nga Interi: Dominuam një ekip që është një nga më të mirët në Evropë

Arteta pas humbjes nga Interi: Dominuam një ekip që është një nga më të mirët në Evropë

Mikel Arteta këmbëngul se Arsenali nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Topçinjtë janë pa fitore në tre ndeshjet e fundit të Ligës Premier dhe humbja nga Interi të mërkurën mbrëma, çoi formën e tyre të dobët në katër ndeshje pa fitore.

Megjithatë, Arteta nuk është i shqetësuar aspak pasi sipas tij, Arsenali dominoi Interin dhe ndaj çdo kundërshtari tjetër do të kishin fituar me gjithë ato raste të krijuara.


“Sigurisht që me numrin e rasteve që krijuam ne duhet të kishim shënuar dhe kjo varet nga ne”, ka thënë fillimisht Arteta pas ndeshjes.

“Sidoqoftë mënyra se si luajti skuadra, ne ishim ne. Niveli i intensitetit, niveli i cilësisë, si arritëm në kuadrat dhe si dominuam në stadiumin e tyre një ekip që është një nga më të mirët në Evropë”.

“Jam shumë krenar për skuadrën time. Nëse luajmë kundër Chelseat siç luajtëm kundër Interit, ne mund të fitojmë”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Kalo në kategori