Një nga justifikimet më të shumta që përdoret për të mos vizituar institucionet e trashëgimisë kulturore është shpeshherë tarifa e hyrjes në këto institucione. Megjithatë, një studim i kryer nga Harris Interactive gjen se njerëzit janë më të lumtur kur shpenzojnë para për përvoja, në vend të blerjeve materiale.
Sipas Leaf Van Boven, profesor i Psikologjisë në Universitetin e Kolorados, përvojat duket se krijojnë më shumë lumturi sesa objektet materiale, sepse ato sigurojnë ri-interpretime pozitive personale me kalimin e kohës. Domethënë, ndërsa rikujtojmë vizitën tonë në muze, ne kemi një tendencë për të pastruar psikologjikisht çdo kujtim negativ.
Përvojat, të tilla si vizitimi i një muzeu, gjithashtu mund të bëhen pjesë kuptimplote e identitetit shoqëror dhe të kontribuojnë në marrëdhëniet e suksesshme shoqërore në një mënyrë që sendet materiale nuk munden. Pra, vizita në muze do t’ju bëjë më të lumtur në afat të gjatë.
Këshillë: Vizitoni faqet online të muzeve dhe ndiqni njoftimet mbi ditët se kur muzeu mund të vizitohet falas. Zakonisht muzeu mund të vizitohet falas gjatë të dielës së fundit të muajit, 18 prilli – Dita Ndërkombëtare e Monumenteve; 18 maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve; 29 Shtatori – Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, Ditët e Festave Kombëtare etj.
Vizita në muze ju bën të ndiheni mirë për disa arsye si:
Muzetë të bëjnë më të zgjuar
Roli kryesor i muzeve është padyshim edukimi i komunitetit. Muzetë mund të bëhen frymëzues për studime në disa dhjetëra fusha akademike dhe mund të ndihmojnë gjatë studimeve. Në disa raste dhe vetë shkollat mbështeten te muzetë për hartimin e kurrikulave të tyre. Galeritë e artit gjithashtu po marrin dita-ditës formën e “sallave të studimit”. Është e pamundur të vizitosh një muze e të mos dalësh me një informacion të shtuar në fund të vizitës.
Muzetë janë hapësira të dijes
Muzetë sot na paraqiten si hapësira informale edukimi, të cilat ndihmojnë procesin e marrjes së dijes dhe edukimin e brezave, një proces i gjatë ku individët fitojnë qëndrime, vlera, shkathtësi dhe njohuri nga përvoja e përditshme. Edhe jashtë muzeve, të mësuarit informal luan një rol kryesor në procesin e formimit të qëndrimeve e besimeve te individët e shoqërisë. Një vizitë e vetme në një muze mund t’i prezantojë vizitorët me informata më të hollësishme mbi një temë të caktuar. Mjedisi i muzeve ju lejon të krijoni përvojat tuaja unike dhe të përzgjidhni informacionin që ju intereson.
Muzetë janë qendra komunitare
Muzetë janë shumë më shumë sesa thjesht ruajtës të objekteve të trashëgimisë kulturore. Muzetë janë qendra të mirëfillta komunitare ku të jepet mundësia të takosh “fqinjët” e tu, të diskutosh mendime e ideologji dhe të bëhesh pjesë aktive e komunitetit ku jeton. Ka gjithmonë një aktivitet në muzetë e qytetit tënd, hap faqen e muzeut në Facebook dhe bëhu pjesë e komunitetit!
Muzetë frymëzojnë
Muzetë frymëzojnë përmes eksperiencave që ata i dhurojnë vizitorëve, shpesh here dhe ndjekësve të tyre në rrjete sociale. Këto eksperianca e kujtime të krijuara në muze nuk fshihen asnjëherë. A keni dhe ju një muze që ju ka lënë mbresa e që ende e kujtoni në të? Nëse jo, jeni gjithmonë në kohë të vizitoni muzetë që ndodhen afër jush.
Muzetë sjellin ndryshim në komunitet
Studimet kanë gjetur se përfshirja e komunitetit në muze ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e këtij komuniteti. Duke qenë se muzetë po konsiderohen gjithnjë e më shumë si qendra komunitare që ofrojnë qasje në ide dhe përjetime të reja, sot ato janë kthyer njëkohësisht dhe në “pika të nxehta” të ndryshimit dhe angazhimit qytetar. Edukimi i brezave përmes muzeve ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e komuniteteve dhe në krijimin e një shoqërie më të angazhuar e më të vetëdijshme për detyrat e saj qytetare.
Muzetë janë vendet ideale për kalimin e kohës së lirë
Muzetë janë padyshim vendi ideal për të kaluar disa moment të bukura me miq e familjarë. Lidhjet personale mes individëve të shoqërisë mund të përforcohen përmes vizitave në muze dhe diskutimit mbi artin, kulturën dhe trashëgiminë. Prindërit apo miqtë tuaj mund të kthehen në udhërrëfyes turistikë dhe koha fluturon duke vizituar pavionet e muzeve që mbartin mijëra vite histori.
Muzetë mund të jenë dhe partner i mundshëm në biznes
Për të mbajtur hapur një muze duhen patjetër shumë mjete dhe produkte. Muzetë mund të jenë mundësia perfekte për zgjerimin e biznesit tuaj apo ofrimin e shërbimeve. Produkti apo shërbimi juaj do të reklamohet indirekt te qindra vizitorë dhe ky partneritet me muzeun mund të ishte perfekt për një imazh pozitiv të kompanisë suaj. Nëse e shihni të arsyeshme, muzeun mund ta ktheni dhe në një biznes tuajin. Janë të shumta muzetë privatë e në disa vende të botës ato konkurojnë dhe muzetë me famë ndërkombëtare.
Muzetë kanë nevojë për mbështetjen tuaj
Janë të shumtë muzetë me qëllime jo-fitimprurëse që mision kryesor kanë edukimin dhe frymëzimin e vizitorëve dhe për të përmbushur këtë mision ato kanë gjithmonë nevojë për mbështetjen tuaj. Për fat të keq shumë qytetarë ende nuk e dinë që muzetë publikë nuk kanë qëllime fitimprurëse. Bëni një dhurim ose antarësohuni në muze. Në shumë mënyra, mbështetja e një muzeu nëpërmjet vizitës ose – edhe më mirë – përmes anëtarësimit ose mbështetjes filantropike – është një mënyrë për të forcuar komunitetet dhe për t’u ndihmuar muzeun të krijojë programe të efektshme që përmbushin misionin e tij.
Ka gjithmonë një muze pranë teje
Sipas Aleancës Amerikane të Muzeve, në Shtetet e Bashkuara muzetë presin përvit rreth 865 milionë vizitorë ose mesatarisht 2.5 milionë vizitorë në ditë. Muze ka në çdo shtet e në rastin e vendit tonë në çdo qark e thuajse çdo bashki. /atsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë