Stina e verës sjell më pranë pushimet, relaksin dhe argëtimin, por nuk është kështu për të gjithë.
Studime të ndryshme kanë arritur në përfundimin se temperaturat e larta, zgjatja e ditës, pushimet jo mjaftueshmërisht të gjata, ndikojnë negativisht në gjendjen shpirtërore të shumë njerëzve.
Një grup studiuesish europianë, pas një studimi të kryer pak kohë më parë, siç transmeton atsh, arritën në përfundimin se në gjendjen psikologjike të njerëzve ndikojnë gjashtë faktorë të ndryshëm si, temperatura, era, rrezet e diellit, reshjet, presioni i ajrit dhe kohëzgjatja e ditës.
Kjo ndjesi e krijuar prej stinës, që në psikologji njihet si “S.A.D” (Seasonal Affective Disorder. Shqetësime ndjesore sezonale), shfaqet më së shumti në fillim të stinës, pasi trupi i njeriut e ka më të vështirë përshtatjen.
Gjatë një bisede me sociologen Vezuela Sanxhaku, lidhur me shqetësimet që shfaqen në humorin e njerëzve gjatë stinës së verës, ajo shpjegon se “këto shqetësime lidhen kryesisht me pushimet verore. Asnjëherë njerëzit nuk ndihen të shlodhur mjaftueshëm”.
Sipas saj, ndikim të madh ka presioni që vjen në këtë periudhë. “Tema më e rrahur gjatë verës, që e bisedojmë në çdo ambient shoqëror, është si dhe ku do të kalojmë pushimet. Në këtë situatë, shumë njerëz, të cilët për arsye të ndryshme, nuk kanë mundësi të pushojnë diku, ndjehen të frustruar nga bisedat e të tjerëve”.
Madje, psikologia tregon dhe një rast të lexuar prej saj së fundmi, ku një familje amerikane ishte mbyllur për rreth dy javë në garazhdin e shtëpisë së tyre, që të linte fqinjët të mendonin se ata kishin shkuar diku për të pushuar. Raste të tilla ka pafund, të cilat tregojnë se sa ndikim ka shoqëria që na rrethon, sidomos në këtë periudhë të vitit.
Sociologia thotë se ndryshimi i humorit varet dhe nga ndryshimi i përditshmërisë. Ajo shton më tej se “një studim tregon edhe varësi mes gjendjes shpirtërore dhe vitaminës D, e cila është pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme dhe mënyrës së jetesës. Kjo vitaminë mund të merret nga ekspozimi në diell”.
Njerëzit të cilët ekspozohen jo mjaftueshëm në diell mund të përjetojnë edhe ndjesi depresioni, ndërsa ata që ekspozohen mjaftueshëm mund të ndjehen të lumtur. Por, asnjeherë nuk duhet të marrim për të mirëqenë lidhjen e motit dhe humorin tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale