Real Madridi do të vishet me fanella të zeza në ‘el Clasicon’ e sotme (e diel) kundër Barcelonës, të cilat janë të dizajnuara nga Yohji Yamamoto në bashkëpunim me Adidas.

Është ky një tjetër bashkëpunim me dizajnerin japonez, brendi Y-3 i të cilit në sezonin 2014/2015 i kishte dizajnuar fanellat e treta të Los Blancos.


Kësaj radhe në derbin ndaj rivalit të përbetuar në Santiago Bernabeu, logoja e zakonshme e Adidasit në fanellë do të zëvendësohet me Y-3.

https://twitter.com/realmadriden/status/1504382028493565953?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1504382028493565953%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Fen%2Fnews%2Fwhy-real-madrid-wearing-black-vs-barcelona-clasico%2Fbltd58a83bfb314f947

Ngjashëm me bashkëpunimin e kaluar, fanella e këtij edicioni ka një kontrast të shprehur të ngjyrës së zezë dhe asaj të bardhë.

Arsyeja që Real Madridi ka zgjedhur t’i veshë këto fanella në derbin e madh ndaj Barcelonës ka të bëjë me 120 vjetorin e themelim të klubit (në mars të vitit 1902).

Këtë herë, ‘el Clasico’ do të ketë pamje të ndryshme, pasi edhe Barcelona ka vendosur ta veshë fanellën Senyera që thekson të verdhën dhe të kuqen e flamurit katalunas. /Telegrafi/

telegrafi sport app